Rritja e pagës minimale/ Nasto: Rrezikon të shkurtohet fuqia punëtore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset e vogla duhet të ndihmohen financiarisht nga qeveria për rritjen e pagës minimale. Kështu deklaroi i ftuar në Report Tv, Albert Nasto kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, i cili u shpreh se ka gjasa që të shkurtohet fuqia punëtore, pasi bizneset e vogla nuk do të mund t’i paguajnë dot.

‘Rritja duhet të kishte ndodhur nga vetë biznesi. Kjo duhet të kishte ndodhur kohë më parë dhe para se do të ndodhet kjo duhet të kishte një klimë shumë të mirë për bizneset. Biznesi i vogël është i pandihmuar nga qeveria.
Për ne është e pamenduar për gjendjen aktuale. Duhet të ketë një kompensim prej 2 vitesh. Të ketë një ndihmë nga ana e qeverisë.
Nëse nuk gjehet mënyra për të ndihmuar biznesin e vogël, pasi ka një rritje shumë të madhe të sigurimeve shoqërore.
Do të ketë gjëra pozitive, por do të ketë negative, pasi  mund të shkurtohet fuqi punëtore pasi nuk e i paguajmë dot. Kontributi që do të pagjumë rëndon shumë biznesin e vogël.’- tha Nasto.

Sipas Nastos, qeveria duhet të luftojë informalitetin e të mos ndërmerrte këtë hap tani.

‘Qeveria duhet të luftonte informalitetin, ta minimizonte. Kemi rritje të çmimit të karburantit e të energjisë e të lëndëve të para.

Jemi një vend që importojmë dhe jemi të varur nga lënda e parë. Qeveria do ishte mirë që mos ta ndërmerrte këtë hap tani. Duhet të ketë një program të qartë. Janë të domosdoshme, por edhe të dëmshme.

Për ne rritja e pagës e dëmton biznesin e vogël. Kjo do sjellë efekte negative, por do të rrisë edhe evazionin. Shumë biznese nuk paguajnë ashtu siç duhet punonjësit. Qeveria duhet të mbështesë financiarisht biznesin e vogël që ta kaloj sa më lehtë.’- u shpreh Nasto.

Lexo edhe :  Plani rajonal,dyfishim i ekonomisë së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në 10 vite

Qeveria ka gati projektligjin për rritjen e pagave të sektorit publik dhe pritet që të kalojë në Kuvend për miratim. Kreu i qeverisë Edi Rama tha se brenda harkut kohor të një viti, paga mesatare në vend do të shkojë 900 euro. Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë, duke nisur nga pedagogët e mësuesit, tek infermierët, zjarrfikësit, si edhe policinë e Shtetit, Burgjeve dhe punonjësit e Gardës. Ndërkohë që pak javë më parë u vendos që paga minimale të jetë 40 mijë lekë.

Të fundit

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për të luftuar antisemitizmin në universitete

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të luftuar antisemitizmin dhe u...

Reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, temperaturat pësojnë rënie

Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të...

SHBA/ Avioni përplaset me helikopterin ushtarak e bien në lumë, raportohet për të vdekur

Një aeroplan me 64 persona në bord u rrëzua në një lumë në Uashington DC pasi u përplas në ajër me një helikopter të...

Historia e Vezuvit/ Shpërthimi shkatërrues në 79 pas Krishtit në një rindërtim të ri

Hulumtimet kanë rindërtuar shpërthimin e tmerrshëm 32-orësh të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, i cili çoi në shkatërrimin e Pompeit dhe Herculaneum.   Shpërthimi i...

Misioni i Perëndisë në Shqipëri: Kryepiskopi Anastas dhe Ringjallja e Kishës

Nga Arben Pandi Cici Sot përcillet për në banesën e tij të fundit Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Sot besimtarët ortodoksë të Shqipërisë,...

Lajme të tjera

Web TV