Prekëse/ U ‘rrëmbyen’ nga Rusia, ja momenti kur fëmijët ukrainas bashkohen me prindërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 30 fëmijë u ribashkuan me familjet e tyre në Ukrainë këtë fundjavë pas një operacioni të gjatë për t’i kthyer në shtëpi nga Rusia ose Krimea, ndërsa thuhet se ishin ‘rrëmbyer’ nga forcat ruse gjatë luftës.

Siç shihet në videon e publikuar nga Reuters, pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit, prekin zemrat.

Nëna që përqafojnë me mall fëmijët e tyre, teksa kalonin kufirin nga Bjellorusia në Ukrainë të premten pas një misioni kompleks shpëtimi që përfshinte udhëtime nëpër katër vende.

Dasha Rakk, një vajzë 13-vjeçare, tha se ajo dhe motra e saj binjake kishin rënë dakord të largoheshin nga qyteti Kherson i pushtuar nga Rusia vitin e kaluar për shkak të luftës dhe të shkonin në një kamp pushimi në Krime për disa javë. Sipas saj, zyrtarët rusë kishin vendosur që fëmijët të qëndronin më gjatë.

“Ata thanë se do të birësohemi, dhe se do të kemi kujdestarë. Kur na thanë për herë të parë se do të qëndrojmë më gjatë, të gjithë filluam të qanim.”, tha vogëlushja.

Nëna e Dashës, Natalia tha se ajo kishte udhëtuar nga Ukraina në Krime përmes Polonisë, Bjellorusisë dhe Moskës për të marrë vajzat e saj. Gadishulli i Krimesë i Ukrainës është pushtuar nga Rusia që nga viti 2014.

“Ishte tmerrësisht e vështirë, por ne vazhduam të ecnim, nuk flinim natën, flinim ulur. Ishte zemërthyese të shikoje fëmijët e mbetur pas që po qanin pas gardhit”, tha ajo, duke përshkruar udhëtimin e saj për në kamp.

Të fundit

Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë...

Berisha takon deputeten e Forza Italia: Bëhuni avokate e demokracisë!

Sali Berisha ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok...

Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnje. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një...

Mourinho: Neymar? Nuk ia vlen as t’i mendosh sa zero ka paga e tij

José Mourinho ka rrëfyer mbi eksperiencën e tij në Turqi dhe ka mohuar zërat për interesim të Fenerbahçes së tij karshi Neymar. Në një...

Pse Vucic po shton kërcënimet në Serbi? Trazirat po shtohen…

Dinamika e re të trazirave të dhunshme në Serbi lidhet sipas mediave gjermane me frustrimin e qytetarëve për mosveprimin e autoriteteve përkatëse përballë dhunës...

Lajme të tjera

Web TV