Mashtruesi i vizave/ 61-vjeçari zhvaste para për bixhoz: Kam gruan sëmurë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 61-vjeçar i cili dyshohet se ka varësi nga lojërat e fatit, arriti të zhvaste 900 euro nga një shtetas, që mbas një njohjeje rastësore në lokal i premtoi se do ta pajiste me vize turistike britanike.

Prokuroria thotë në shkresa se i dyshuari që u identifikua si Demir Shabani, e garanton qytetarin Dylber Kurti, se do ta pajiste me vize brenda tre ditëve.

Në bisedë e sipër ai kërkoi që i interesuari, ti dorëzonte veç të tjerash katër fotografi, dhe një garanci prej 500 eurosh

Më tej, i dyshuari kërkoi dhe 200 euro të tjera për të tërhequr pasaportën mbasi të përfundonte procedurën.

Por kur qytetarit i duhej të udhëtonte drejt Italisë, ai ju lut ti kthente dokumentin ku dhe kuptoi se aty nuk kishte asnjë vizë.

Në kulmin e konflikteve midis të dyve i dyshuari ja mbajti peng pasaportën e qytetarit disa muaj.

Prokuroria thotë se i dyshuari si mashtrues e kërkoi sërish pasaportën për ta pajisur me vizën turistike. Por dyshues kallëzuesi rrëfehet se i kërkoi faturat e aplikimit dhe njëkohësisht edhe kthimin e parave.

Tregtia për vizën turistike për vizën drejt Mbretërisë së Bashkuar, u krye në një nga lokalet pranë konsullatës, për të cilën i dyshuari premtoi se ishte ai një nga përfaqësuesit.

Mbasi nuk iu është përgjigjur telefonatave, Shabani përfundoi në polici vetëm pasi i kishte pranuar qytetarit se ishte mashtrues.

Në dosje përmendet se kur ju vendosën prangat, 61-vjeçari besohet se tha të vërtetën vetëm në çastin kur u shpreh se  ka gruan sëmurë dhe është i vetmi që kujdesej për të.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV