“Tërhiqu për tenderin ose do të vras”/ Kërcënohet administratori i kompanisë private

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi kanë kërcënuar një biznesmen që të tërhoqej nga tenderi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës me firmën që administronte. në pranga kanë rënë Algert Alcani, 27 vjeç,
Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç. Ata e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk tërhiqej.

‘Finalizohet pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Tenderi”.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar deri mëngjesin e sotëm.

Shtrënguan me anë të kanosjes, administratorin e një kompanie private, që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas kishin kanosur administratorin e një firme në Cërrik dhe vijonin ta shtrëngonin që të tërhiqej nga një procedurë tenderimi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila regjistroi procedimin penal.

Pas një hetimi proaktiv njëmujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tenderi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

  1. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe  Sh. A., 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Lexo edhe :  Berisha sulmon Ramën: TikTok-u do të jetë ‘Kurban’ i vitit 2025

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai adminsitronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

 

Të fundit

Mbape dhe Vinicius u japin fjalën tifozëve: Do të shënojmë shumë gola

Deri më tani janë autorë të 27 golave për Realin, por në 2025-ën kanë premtuar se do të shënojë...

Detaje të reja nga ngjarja tronditëse në SHBA

Dhjetë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë të madhe në New Orleans të...

Tradita e zhytjes në ujë/ Romë, më të guximshmit hidhen në ujrat e lumit Tiber

Disa prej qytetarëve të Romës vijuan traditën e hedhjes në lumin Tiber ditën e parë të çdo viti të ri, duke sfiduar temperaturat e...

Sa minuta dhe internet shpenzojnë shqiptarët?

Shqiptarët kanë shpenzuar më pak internet, minuta dalëse dhe SMS gjatë tremujorit të tretë 2024. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve...

Njihuni me katër shenjat e horoskopit që do të jenë më të favorizuarat e 2025

Viti i Ri 2025 do të fillojë mbarë për këto 4 shenja të horoskopit. Sipas astrologëve shenjat më të favorizuara do të jenë: Dashi,...

Lajme të tjera

Web TV