Ambasadorja e re/ Yuri Kim: S’kemi në botë asnjë aleat si Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yuri Kim, e cila do të jetë ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka theksuar do të bëjë më të mirën për Shqipërinë mes një rajoni të trazuar siç është ai i Ballkanit.

Duke folur për raportet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim shprehet se asnjë vend në botë nuk e përkrah SHBA-në, se sa Shqipëria.

Sipas saj, mbështetja shqiptare për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është në kuotat më të larta.

Ajo tregoi edhe rastet kur Shqipëria ka dhënë mbështetje si anëtare e NATO-s, me trupat e dërguara në Afganistan, Kosovë, Bosnjë dhe në botën lindore.

Për të gjithë ata që e mendojnë Shqipërinë si një vend relativisht pa ndonjë rëndësi në Evropën Lindore, dua t’u them se ajo është anëtare e NATO-s, që nga viti 2009.

Është një vend me një rol kyç në Ballkan, janë miqtë e amerikanëve, në mes të një rajoni të trazuar.

Pak miq e kanë përqafuar kaq ngrohtë politikën amerikane se sa shqiptarët. Sondazhet njëra pas tjetrës tregojnë se mbështetja shqiptare për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet ndër më të lartat në botë.Pak aleatë kanë qenë më besnikë ndaj nesh se sa shqiptarët.

Trupat shqiptare kanë qenë në anën e amerikanëve në Afganistan, Kosovë, Bosnje dhe krahun lindor të NATO-s. Dhe pak partnerë janë aq të gatshëm të bëjnë shumë e më shumë përkrah Shteteve të Bashkuara”.

Yuri Kim i ka shërbyer politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara për rreth 20 vite. Ajo u propozua nga presidenti amerikan Donald Trump si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri. Kim kaloi në filtrat e Senatit amerikan i cili e konfirmoi atë si ambasadore më 19 dhjetor.

Lexo edhe :  Kërcënoi kandidaten e PS në Lezhë, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Gjatë karrierës së saj, Kim ka shërbyer në Kinë, Japoni dhe Turqi, duke përvetësuar aftësitë gjuhësore dhe njohuritë kulturore të kërkuara për të funksionuar në këto kombe dhe shpesh ka punuar në kushte të rrezikshme.Duke folur para studentëve të Universitetit të Guami, Kim kujtoi se gjatë Shërbimit të Departamentit të Shtetit në Irak nën Presidentin George W. Bush, veshja e saj e përditshme ishte një xhaketë antiplumb për ta mbrojtur atë nga rreziqet që prodhon një vend si Iraku./Fjala.al/

Të fundit

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School. Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i...

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump...

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si...

Lajme të tjera

Web TV