Frika nga koronavirusi/ Mbyllen lokalet në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frika nga përhapja e koronavirusit ka bërë që këtë të mërkurë të mbyllen shumë biznese në Tiranë.

Teksa mbrëmjen e kaluar policia mbylli të gjitha lokalet e natës dhe palestrat, mesditën e sotme, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një dalje për mediat publikuan urdhrin për të mbyllur të gjitha, lokalet, kafet, baret, restorantet.

Afati i fundit për të mbyllur lokalet dhe baret është ora 00:00 e ditës së sotme.

Por disa prej lokaleve dhe bareve i kanë mbyllur vullnetarisht ambientet e tyre para afatit që ka vendosur qeveria.

Si kurrë më parë Tirana duket mjaft e qetë dhe e errët. Kjo për shkak të lokaleve që kanë fikur dritat dhe mbyllur dyert për klientët.

Mjafton të ecësh në rrugë dhe nuk të shpëton dot errësira që krijon kompleski më i madh në qendër të Tiranës, Taiwan, i cili përveçse ka mbyllur dyert e lokalit dhe restorantit siç mund të shikohet më poshtë ka mbyllur edhe kazinonë.

Po ashtu përballë tij ndodhen “Shallvaret”, më të errëta se kurrë më parë.

Pak më lart është “Blloku”, ku banorët e kësaj zone ndoshta për herë të parë pas viteve 90 do të bëjnë një gjumë të qetë.

Të fundit

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci...

Takimet speciale me eskorta, Policia e Burgjeve nis kontrollet!

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në burgjet e vendit, ku të burgosurit janë kapur me celularë si dhe takime speciale me eskotra dhe modele të...

Riaktivizohen zjarret në Drenovë të Mallakastrës, zjarrfikësit në terren

Ditën e djeshme forcat zjarrfikëse arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, por mësohet se vatra është aktivizuar sërish. Burimet për median...

“Ka shkelur djersën e Adriatik Lapajt”, themeluesi i Nisma Thurje sulmon Endri Shabanin

Bashkëthemeluesi i Nisma Thurje, Napolon Laska, i ka dedikuar një shkrim në Facebook kreut të kësaj partie, Endri Shabani, duke shkruar se ky i...

Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në aeroportin e Vlorës

Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë nisjes së qarkullimit ndërkombëtar...

Lajme të tjera

Web TV