Meta me bindje të plotë: Këlliçi do t’i integrojë të gjitha komunitetet në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PL, Ilir Meta, ka shprehur bindjen e plotë se kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, do t’i harmonizojë traditat dhe do t’i integrojë të gjitha komunitetet në Tiranë në misionin e tij si kryebashkiaku i ardhshëm i kryeqytetit.

Meta mori pjesë në takimin e organizuar nga znj.Silva Caka me komunitetin e Skraparit në Tiranë, takim në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës,.Belind Këlliçit.

“Tirana është më e fortë dhe më e begatë, – shkroi Meta në Fb, –  jo vetëm falë resurseve, traditave dhe komunitetit jashtëzakonisht mikpritës tiranas, por edhe falë integrimit të komuniteteve të tjera nga i gjithë vendi, që me punën dhe identitetin që sjellin e pasurojnë kryeqytetin në vlera dhe kontribute.

Jam i bindur që kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës z.Belind Këlliçi, më mirë se askush tjetër, do të harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të shkëlqyera të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria.

Kënaqësi që mes nesh të ishte edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Skraparit, z.Euglen Mustafallari, një përfaqësues i shkëlqyer i vlerave më të mira të Skraparit. Bashkë fitojmë!”

Të fundit

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00,...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Lajme të tjera

Web TV