“Tirana, kryeqyteti më i pastër i rajonit”/ Veliaj: Krenar për çdo punonjës pastrimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot planin strategjik të pastrimit të qytetit për 5 vitet e ardhshme, si vijim i bashkëpunimit të suksesshëm me Bashkinë e Veronës dhe kompaninë Eco Tirana.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj theksoi se Tirana është një nga qytetet më të pastra në Ballkan dhe u shpreh krenar se kjo vihet në dukje edhe nga të huajt e shumtë që vizitojnë kryeqytetin shqiptar.

“E kam zemrën plot mirënjohje për ju sepse sot Tirana është qyteti më i pastër në Evropën Juglindore.

Kjo vjen falë burrave dhe grave, e sidomos grave, që punojnë orar pa orar, qoftë për Vit të Ri, për Bajram, për Pashkë, çdo fundjavë, apo qoftë kur është ditë pushimi për të gjithë dhe një parti ka vendosur të bëjë protestë dhe ata sigurohen që çdo gjë të pastrohet në kohë rekord, e në 15 minuta Tirana kthehet në normalitet.

Jam ndjerë vërtet krenar kur shumë delegacione, qofshin nga Komisioni Evropian – kur të gjithë kryeministrat e Evropës u mblodhën në Tiranë në dhjetor – apo në ngjarje të mëdha si finalja e UEFA Conference League ose në aktivitetet për Vitin e Rinisë dhe Vitin e Sporteve, pavarësisht se flasin gjuhë të ndryshme, pavarësisht se vijnë nga vende të ndryshme, pavarësisht se vijnë për aktivitete të ndryshme – disa për politikë, disa për sport, disa për muzikë – një gjë e thonë të gjithë njësoj: Tirana është kryeqyteti më i pastër që kanë qenë në këto vite”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se pastërtia e Tiranës është kartëvizita më e bukur e qytetit, sidomos për turistët e huaj që e vizitojnë çdo vit atë.

Lexo edhe :  Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

“Nuk po them se jemi më mirë se jashtë shtetit, kemi plot gjëra që nuk funksionojnë dhe që duhet t’i bëjmë më mirë – nuk po them se jemi vendi më i mirë në botë, as kryeqyteti më modern në botë – por jam duke thënë se tek çështja e pastrimit jemi numri 1 sot në rajonin tonë.

E për sa kohë që këtë e thonë kryeministrat, çdo kryetar bashkie që na viziton, e thonë turistët, besoj se kjo është diçka që duhet të na bëjë krenarë. E di që politika futet kudo, i fut hundët edhe tek kazanët, tek pastrimi, tek koshat, tek fshesa, sepse e tillë është politika, sidomos në vendin tonë, që futet në çdo qelizë të shoqërisë, por unë besoj se kjo është një fushë ku secili duhet të ndihet krenar.

Një rrugë e pastër, një shesh i pastër, një shkollë e pastër, një trotuar i pastër, duhet të na bëjë të gjithëve të ndihemi mirë, e të mos të politizojmë diçka që është kartëvizita më dinjitoze, më e bukur e përfaqësimit, fytyra jonë më e europiane, që është pastrimi i një Tirane që ndodh përditë”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Të fundit

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Lajme të tjera

Web TV