“Shihemi së shpejti”/ Meta pas takimit me Escobar: Ju ftoj në stadium…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, priti sot në një takim në selinë e partisë, të Dërguarin e Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe ambasadoren e SHBA, znj. Yuri Kim, me të cilët diskutoi për afro 40 minuta.

Në përfundim të takimit, Meta nuk dha hollësi, por njoftoi se  PL do të bënte një deklaratë zyrtare për çfarë u bisedua me diplomatët  e lartë amerikanë dhe i ftoi gazetarët të ishin të pranishëm në hapjen e fushatës zyrtare të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në stadium, më 15 prill në Tiranë.

“Ju falenderoj për vemëndjen. Do të kemi komunikatë zyrtare nga Partia e Lirisë. Ju ftoj të gjithëve në stadium, të gjithë atje, – bëri thirrje Meta. –  Përsa i përket takimit do të bëjmë deklaratë zyrtare”, shtoi ai.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV