Bënte thirrje për sulme terroriste/ SPAK urdhëron prangosjen e Gentian Çollakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet Gentian Çollaku për akuzën e nxitjes dhe propogandës për vepra terroriste.

45 vjeçari banues në Kavajë, ka deklaruar përpara hetuesve se për një kohë të caktuar ka frekuentuar leksione nga elemente radikale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas gjetjeve hetimore të SPAK, Çollaku kishte hapur 16 adresa të ndryshme në rrjetet sociale përmes të cilave propagandonte pro ekstremizmit dhe luftës së ISIS në Siri.

Regjistrimi i procedimit penal u bë pasi Antiterrori konstatoi përhapjen e thirrjeve ekstremiste përmes rrjeteve sociale. Hetimet janë kryer nga prokurorja Doloreza Musabelliu, ndërsa Çollaku rezulton të ketë shpërndarë edhe materiale mbështetëse ndaj imamëve të arrestuar nga autoritetet shqiptare si pjesë e një celule ekstremiste si rasti i Genc Ballës.

Çollaku ka folur edhe me emra konkret të kontakteve që ka pasur me element të dhënies së leksioneve radikale, në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, teksa SPAK, ka kërkuar informacion nga partnerët e vendeve fqinje.

Të fundit

Kush është fajtori?

Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra...

Lufta në Rripin e Gazës/ 96 deputetë britanikë kërkojnë evakuimin e fëmijëve të plagosur

Një grup ndërpartiak deputetësh britanikë I kanë shkruar qeverisë së kryeministrit Kier starmer, duke iu kërkuar që të sjellin pa vonesë në Britani fëmijët...

Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006; mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon

Viti 2003, stadiumi “Old Trafford”. Finalja e parë krejt italiane e Champions League vendosi përballë Milanin dhe Juventusin, një natë që do të mbetet...

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit në Ukrainë, nëse Volodymyr Zelensky...

Prapaskenat në Alaska, Putin kërkon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar si “shumë të dobishme” bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të zhvilluara dje në Alaskë. Mediat ruse...

Lajme të tjera

Web TV