Kapet duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 66-vjeçari në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 66-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksi”.

Shtetasi A.K u kap në aksin aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Beltojë”, duke transportuar 13 shtetas të huaj, nga Bangladeshi dhe India.

Dyshohet se ai i kishte marrë shtetasit e huaj në Sarandë dhe po i transportonte, kundrejt pagesës, në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim që ata të kalonin në vendet e BE-së.

Automjeti tip “Huyndai” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro.

Njoftimi i policisë

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Shkodër.

U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt pagesës, drejt kufirit me Malin e Zi, 13 shtetas të huaj që i kishte marrë në Sarandë, vihet në pranga drejtuesi i automjetit.

Sekuestrohen automjeti (furgon), 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionit policor të koduar “Aksi”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Beltojë”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit (furgon) me drejtues shtetasin A. K. Në këtë automjet ishin pasagjerë 13 shtetas të huaj (nga Bangladeshi dhe India), të cilët dyshohet se shtetasi A. K. i kishte marrë në Sarandë dhe po i transportonte, kundrejt pagesës, në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim që ata të kalonin në vendet e BE-së.

Lexo edhe :  Arrestohen Dy Persona në Tiranë për Mashtrim prej 11 Milionë Eurosh

Automjeti tip “Huyndai” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Shkodër.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Ukraina, Krishtlindje nën bomba, Rusia nuk ndal sulmet as ditët e shenjta

Rusia nuk ka ndaluar bombardimet ndaj Ukrainës as në mbrëmjen e festimit të Krishtlindjes, kësaj feste të rëndësishme për...

Festat e fundvitit/ Shpërblim për 8 mijë policë! Vendimi brenda javës

Rreth 8 mije efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Brenda javës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pritet...

Rama ndan lajmin e bukur/ Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël

Në këtë ditë Krishtlindjeje, në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë” në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit, erdhi në jetë një djalë i shëndetshëm. Kryeministri Edi...

Zvicra në Zi/ Skiatorja Sophie Hediger, vritet nga një ortek pas ditëlindjes së saj

Zvicra është në zi për humbjen e skiatores Sophie Hediger, e cila vdiq tragjikisht të hënën në moshën vetëm 26-vjeçare, pas një orteku në...

Gonxhja: Mbi 100 operatorë ekonomikë të regjistruar në OBP, në 20 ditë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e vlerësoi sukses të risisë së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), për regjistrimin e Operatorëve...

Lajme të tjera

Web TV