Çfarë po ndodh në BBV? Habit Kristi: Dua pozicionin më të lartë të shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër zarf hyri në shtëpi ditën e sotme. Vëllai i Madh i dha mundësinë banorëve që ata të zgjidhnin qeverinë e Big Brother.

Ata duhet të votonin në dhomën e rrëfimit për funksionet qeveritare të përcaktuara dhe pas përfundimit të votimit, Vëllai i Madh do njoftojë secilin banor, për pozicionin përkatës si dhe etapat që ata duhen të ndjekin më pas.

Banorët duhet të kishin parasysh që të votonin dikë që do mund të zgjidhte hallet e popullit.

Ata nuk duhet të votojnë për veten e tyre.

Banorët kanë nisur diskutimet e para për mënyrën e votimit dhe për ndarjen e pozicioneve për Qeverinë e Big Brother.

Bledi tha se ai dëshiron që rolin e kryeministres ta bëjë një vajzë. Sipas Deas, ai rol do i shkonte shumë Jorit.

Kjo e fundit shprehu dëshirën për tu bërë ministre turizmi, duke qenë se edhe vetë është turiste në shtëpi, të paktën kështu u shpreh ajo.

Kristi nga ana tjetër tha se dëshiron të ushtrojë pozicionin më të lartë të shtetit. Sipas tij, roli i Presidentit është minimal, kërkon diçka më tepër se aq.

Bisedat për përzgjedhjen u shoqëruan edhe me batuta nga banorët.

Të fundit

Si ndryshon trupi i njeriut në hapësirë?

Trupi i njeriut evoluoi gjatë miliona viteve për të funksionuar në mënyrë optimale në mjedisin e Tokës, i cili...

DW: Krijimi i qeverisë së re në Gjermani, mision i vështirë

Friedrich Merz dëshiron ta formojë qeverinë e re gjermane sa më shpejt. Olaf Scholz nuk do të jetë pjesë e saj, kurse Christian Lindner...

Pronari dhe kamerat e sigurisë tradhtojnë ‘skifterët’ e maskuar shqiptarë

Të maskuar dy autorët hynë në banesë, por u pikasën nga i zoti i shtëpisë dhe tentuan arratisjen nëpër lagje. Sulmuan karabinierët me tulla...

Tre vite nga pushtimi rus/ Zelensky i përgjigjet Trump: Jam gati të lë postin nëse …

Në trevjetorin e pushtimit rus, Volodymyr Zelensky ka vlerësuar “heroizmin absolut” të ukrainasve. Presidenti i Ukrainës ka thënë gjithashtu se do të heqë dorë nga...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Kryeministri Edi Rama mbledh drejtuesit politikë në PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste të gjithë drejtuesit politikë për zgjedhjet e 11 Majit. Ky takim vjen edhe...

Lajme të tjera

Web TV