“Të rinjtë, as në punë dhe as në shkollë”, ekspertët: Nuk pranojnë paga të ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë.

Në të dhënat e fundit të INSTAT, për mirëqenien e adoleshentëve për vitin 2021, thuhet se 32% e 20-vjeçarëve nuk ishin në shkollë dhe as në punë.

Ndërkohë grupmosha 20-24 vjeç, nuk kanë asnjë formim profesional.

Madje nuk nxiten as nga tregu i punës, për të siguruar të ardhura.

“Të rinjtë e sotëm janë të edukuar dhe e kuptojnë shumë mirë vlerën që ato kanë, pra të bëjmë një krahasim.

Të rinjtë e sotëm e dinë se çfarë duan dhe nuk janë të gatshëm për të pranuar çdo lloj pune vetëm për të marrë një pagesë e cila nuk do t’i mbulojë, të themi, as gjërat më bazike,” – u shpreh ekspertja e punësimit, Eranda Ymerali.

Në vlera të lartë mbeten dhe fenomeni i braktisjes së shkollës. 8% e grupmoshës 6-14 vjeç do të jenë analfabet pa aftësitë bazë.

Në fshatra ky problem është edhe më i theksuar.

Të fundit

Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 maj, do jetë turp i madh!

Në përfundim të takimit elektoral me vajzat dhe gratë në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për patriotët...

29-vjeçari grek dyshohet se vrau veten, a ka lidhje trafikanti shqiptar?

Një ekip i FBI-së greke është dërguar në Lesvos për të hetuar faktet e çuditshme në rastin e vdekjes së rojes bregdetare, 29-vjeçarit, Nikos...

Një hungarez mund të bëhet Papa i ardhshëm, cilat janë lidhjet e tij me Viktor Orban?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Një...

Rekord botëror, letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 300 mijë paundë

Një letër e shkruar nga një i mbijetuar i fundosjes së Titanikut është shitur në ankand për një shifër rekord prej 300 mijë paund. Pasagjeri...

“Po jua them për herë të parë”, Rama tregon pse mbledh vetëm gratë në mitingje

Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Vlora në takim me gratë dhe vajzat. Ai tha se po e thotë për herë...

Lajme të tjera

Web TV