Frymëmarrje për Spallettin, Osimhen rikuperohet përpara sfidës me Milanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajme të mira për Spallettin. Sulmuesi kryesor i Napolit, Victor Osimhen është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion për sfidën e kthimit ndaj Milanit, ku do të vendoset edhe e kualifikuara për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi është stërvitur me grupin këtë të premte, duke përballuar me sukses ngarkesën e plotë, teksa Spalletti pritet ta marrë me vete edhe për ndeshjen ndaj Veronës të shtunën në kampionat.

Gjithsesi vështirë se do të rrezikohet të luajë ndaj Veronës, pasi trajneri dëshiron ta ketë me çdo kusht për të martën në mbrëmje, në “Diego Armando Maradona”, ku Napoli do të kërkojë përmbysjen e madhe ndaj Milanit.

Sfida e parë në Milano përfundoi me fitoren e kuqezinjve 1-0 falë golit të Bennacer, teksa për ndeshjen e kthimit Spalletti do të ketë në dispozicion Osihmhen, por jo mbrojtësin Kim Min Jae dhe mesfushorin Anguissa, të cilët janë të pezulluar.

Të fundit

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat me paratë në 2025

Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë...

Investimi në hyrje të Shkodrës, nis prishja e 10 objekteve për t’i hapur rrugë projektit

Shkodra po i hap rrugë transformimit urban me një tjetër fazë të rëndësishme të punimeve për hyrjen e re të qytetit. Pas shpronësimeve, Inspektorati...

Berisha nxin vendin në mediat greke, reagon Rama dhe ironizon me bufin e kënetës

Plot 6 muaj nga nisja e bisedimeve, progresi i Shqipërisë për integrimin është vlerësuar nga vetë Bashkimi Europian dhe më 18 mars vendi ynë...

Pas Metës, Berisha sfidon sërish drejtësinë, gati të kandidojë për deputet Malltezin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po lëviz gjithë kartat e mundshme për të shpëtuar nga prangat bashkëpunëtorët, miqtë, madje edhe familjarët e tij....

“Vendimin për veten time se kam marrë akoma”, Rama për listat e PS: Mund të mos jem fare

Kryeministri Edi Rama tha se ende nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e listave të zgjedhjeve të PS. Ndërsa tha se...

Lajme të tjera

Web TV