Si nisi sherri në Tik-Tok? Zbardhet EMRI autorit dhe i të plagosurve në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mësohen detaje të reja nga plagosja e dy të rinjve në Durrës, që ka për autor një personazh aktiv të TikTokut, Klajdi Mancaku, i njohur për shoqërinë e tij me Cleviol Ahmetin, edhe ky një tjetër person me precedentë penalë, sipas Faxweb.

Mësohet se Mancaku rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin Mario Vrioni, kushëriri i një prej të plagosurve Jurgen Vrioni, dhe i ka lënë për t’u sqaruar pranë banesës së tyre.

Policia njofton se shtetasi Mario Vrioni, pasi ka marrë kushëririn e tij  shtetasin Jurgen Vrioni, dhe shtetasin Arbër Haxhiu, që po ashtu mbeti i plagosur, (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me Mancakun.

Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit Mario Vrioni, dhe është larguar menjëherë

Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi Jurgen Vrioni, i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi Arbër Haxhiu, që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën  për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente  ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV