10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

10-Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën, gjithkush thuajse e di se çfarë ka për të thënë. Ata që i ftojnë nuk presin prej tyre analiza të thella, komente të balancuara, apo pikëpamje interesante. Jo, ata janë ftuar për të bërë “skandal”, për të bërë sherr me njëri-tjetrin dhe për të tërhequr vëmendjen që prodhon klikime, e klikimet para për pronarët.

9-Ata që juve ju duken burime informacioni, janë njerëzit më të painformuar në vend. A e keni vënë re ndonjëherë se si disa palaço duket se kanë një mendim për pothuajse çdo gjë, madje edhe kur ata nuk e kanë idenë se për çfarë po flasin? E keni vënë re se përdorin 200-300 fjalë dhe duket sikur kanë shpikur rrotën? Provoni t’i pyesni për diçka që shkon përtej patetizmave.

8-Totalisht të pasjellshëm. Fyejnë të ftuarit, fyejnë drejtuesin/drejtuesen e programit, por mbi të gjitha fyejnë shikuesit dhe dëgjuesit. Këta qenie janë të aftë për të treguar mungesë totale respekti për njerëzit që kanë rreth vetes.

7-Unë, unë, unë… Janë të interesuar vetëm për të promovuar veten dhe me këtë gënjejnë njerëz duke u hequr si avokatë/ekspertë/inxhinjerë/mjekë. Janë aty për t’i rrymbyer kohën të ftuarve të tjerë dhe sigurisht edhe shikuesve.

6-Betejë për vëmendje. Nuk vrasin kurrë mendjen se çfarë thonë, sepse qëllimi është vetëm të shihen, të jenë të pranishëm në çdo ekran dhe gjëja e fundit që i intereson është: Tema për të cilën janë ftuar të flasin.

5-Sherrxhinj. Ata gjithnjë bëjnë deklarata nxitëse me qëllim ngjalljen e urrejtjes. Nuk ka asnjë rast që të flasin për dialog, paqe dhe mirëkuptim.

Lexo edhe :  Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

4-Të papërgjegjshëm. Kur ata bëjnë deklarata të tipit “kodra pas bregut” ose kur përhapin rrena apo konspiracione, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për ato që thonë. Nuk ka asnjë rast që të kenë bërë prapaktheu për gabimet ose të kenë pranuar se “parashikimet” e tyre nuk kanë dalë pavarësisht kostos publike që kanë dhënë.

3-Janë të dëmshëm. Disa nga këta palaço nuk janë thjeshtë të bezdisshëm ose fyes, janë edhe të rrezikshëm pasi me sajesat dhe idiotësitë e tyre mund të shkaktojnë dëm tek të tjerët.

2-Të mërzitshëm. Po bëhen të mërzitshëm si po i ngjajnë “deleve që i qeth një bari”. Megjithëse nuk ngjajnë nga pamja, duket sikur lexojnë të njëjtin tekst. Riciklojnë veten pa thënë asgjë të re dhe interesante. Madje risjellin histori të së shkuarës duke e vendosur veten në ngjarje që do të donin të kishin qënë për të bërë kthesat e mëdha të politikës a medias.

Dhe arsyeja numër një pse producentët televizivë duhet të mendojnë dy herë përpara se të ftojnë palaçot në studio:

1-Janë qesharakë. Po, madje as për të qeshur nuk bëjnë aq shumë sepse kufiri mes komikes dhe tragjikes është neveria. A nuk është koha për të rinovuar studiot televizive?

Dhe e fundit, ju që i ftoni mos mendoni se talleni me ta. Rusët kanë një fjalë të urtë: nëse fton në vallëzim ariun, është ariu që vendos se kur do të mbarojë tangoja.

 

Të fundit

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të...

Shqipëria ‘shkundet’ nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Shqipëria është goditur pasditen e kësaj të premteje nga tërmeti. Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet ndërsa mësohet se magnituda ka qenë 3.1 ballë. Nuk...

Fentanil i kontaminuar në spitale, 100 viktima në Argjentinë

Numri i të vdekurve nga fentanili i kontaminuar i administruar në spitalet argjentinase ka arritur në mbi 100. Qeveria njoftoi lajmin, duke përmendur një...

BE kritikon planin izraelit në Gazë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se plani izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të vendbanimeve të reja nuk është...

Mediat spanjolle: Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe

“Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe, e njohur si ‘Karaibet Evropiane’”. Me këtë titull, revista e njohur spanjolle Hola i ka kushtuar një reportazh të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV