PD e Alibeajt hap nesër fushatën/ Bejko: Ftojmë edhe ato të “foltores”, na ndau Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e nesërme grupimi i PD-së i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj do të hapë fushatën elektorale.

Kandidati i PD-së së grupimit të Alibeajt, Roland Bejko ka ftuar dhe demokratët që drejtohen nga Sali Berisha që të bëhen pjesë e hapjes së fushatës.

Në një intervistë për Klan News, Bejko akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha pasi sipas tij, i ndau demokratët teksa pretendon se hallin e tij personal e futi brenda PD-së.

Pyetje: Hapja e fushatës tuaj do të bëhet nesër. Si e keni menduar hapjen e kësaj fushate?

Roland Bejko: Do të jetë një çelje fushate në sallën e Sportit “Fahrije Hoti” që ndodhet pranë Kishës Katolike aty dhe aty do të jetë të ftuar struktura të PD-së, anëtarë dhe simpatizantë të PD-së dhe qytetarë tjetër të lirë e madje ftojmë edhe ato të foltores, demokratë kanë qenë që kanë shkuar pas Berishës, janë të mirëseardhur që të vijnë të dëgjojnë dhe pastaj të vendosin. Ne bashkë ishim, na ndau Berisha, hallin e tij personal e futi brenda PD-së. Berisha është e shkuara.

Berisha do të mbahet mend si njeriu që tradhtoi demokratët që i çoi tek Partia e Ilir Metës. Në fund fare, Meta do të marrë këto vota dhe në një moment të duhur, do të kalojë tek Veliaj sot dhe nesër tek Rama. Berisha në këtë rast është i pabesë me demokratët dhe i manipulon ata me shpresën se do të fitojë ai. E di që nuk do të fitojë kurrë sepse nuk ka asnjëlloj narrative sepse janë 90 për qind e shqiptarëve që e akuzojnë. Berisha ushtroi dhunë me atë hiperbolizimin e tij dhe në fund fare asgjë nga këto nuk ndodhi dhe Meta po bën parti në kurriz të demokratëve. Demokratët do ta kuptojnë herët a vonë se vendi i tyre tek PD-ja. Busulla që ju jep Berisha është e gabuar.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV