Ka mbaruar ndeshja Doktor!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dritan Hila 

Sot nuk mund të rrinim pa diskutuar fushatën e hapjes së ditës së shtunë të koalicionit të Berishës dhe Metës. Gjithçka ishte përtej pritshmërive në sensin negativ, nuk pritej të ishte ndonjë miting i madh, sepse dhe herë të tjera e ka treguar që nuk ka funksionuar. Aq më tepër mbas mitingjeve të vazhdueshme kur kërkoi formimin e një partie politike të re ose të mbante premtimin e PD, që të rrëzonte Ramën. Koha tregoi që nuk e rrëzon dot Ramën, koha tregoi që nuk është më ai i pari, ose më saktë nuk ka evoluar fare, ka mbetur ai i pari. Me të njëjtën ideologji dhe teknikë, mirëpo kohët kanë ndryshuar dhe mesa duket këtë vetëm Berisha nuk e kupton.

Berisha e humbi shansin e madh të largohej në 2013 mendoi që po bënte shejtan- budallain duke ndenjur brenda PD dhe duke komanduar PD-në, duke lënë Lulzim Bashën, por harroi që ai ishte çiraku dhe nuk ja hidhte dot mjeshtrave që ishin amerikanët, ata që edhe i kishin mësuar zanatin. Aq më tëpër e mjerueshme bëhet pamja e Sali Berishës kur shikon stadiumin pothuajse bosh. Kjo kuptohet nëse ata që e kishin mbushur ishin përfaqësues të LSI-së apo ishin ata të PD që mendonin se duhej Berisha të hiqte Lulin, sepse këta nuk e hiqnin vetë, mirëpo Berisha nuk mbajti premtimin të ikte dhe vetë. Mirëpo ky koalicion ka një problem të madh, mungesa e besueshmërisë, mospasja e SHBA-ve në krah.

Ardhja një ditë para e Escobar, deklaratat e tij pa pikën e diplomacisë, padyshim që kanë pasur efekt në ndjekësit e foltores. Padyshim që ja ka dalë të bëjë esëll edhe një pjesë të mirë të atyre që e ndiqnin mbrapa Berishën me shpresën se mund të ndryshojë. Pamja e nxirë e Ilir Metës kur doli nga takimi tregon që bisedimet nuk kanë qenë fort të buta, ose pa ton të ashpër nga ana Escobarit. E vërtetë që në sytë e opinionit publik dalja e Metës nga takimi me Escobar është një lloj oksigjeni sa i përket asaj që ‘shiko se nuk jam njësoj si Sali Berisha’.

Lexo edhe :  Skocia u detyrua të përballet me rolin e saj në skllavëri dhe të thotë: “Po, ishim ne”

Mirëpo pamja e zymtë pas takimit tregonte që aty nuk kishte diskutuar për gjëra të ëmbla, por për gjëra të hidhura. Ne jemi në një situatë ku opozita i ka kuotat më të ulëta se kurrë dhe ajo që bie në sy është rënia e popullaritetit të Berishës. Berisha sa vjen e po mblidhet dhe po tkurret. Tashmë është një hije e vetvetes, është një personazh që avash avash rrezikon të kthehet dhe qesharak. Kemi zgjedhjet lokale por mos harrojmë që një pjesë të madhe të votave të koalicionit do ta ketë dhe Ilir Meta, kështu që e vështirë nëse do të bërtasë ‘fitore’.

Më pas vijnë zgjedhjet e përgjithshme ku padyshim do harxhohen të gjitha bateritë. Por mendoj se Sali Berisha do shkojë shumë i lodhur në zgjedhjet politike, nëse do t’ i arrijë zgjedhjet politike, sepse përllogaritjet janë se do dalë shumë keq edhe në këto zgjedhje. Do kenë rëndësi përqindja e votave që do marri por kjo përqindje nuk është fortë domethënëse duke përllogaritur që ka peshën e vet dhe vota për kandidatët. Ajo që është evidente është sepse kjo betejë po konceptohet si betejë politike, jo më kotë ne shohim udhëheqësit kryesorë Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe nuk shohim fare kandidatët që do jenë konkurrentë.

Për Berishën kjo është periudhë jetë a vdekje dhe Rama e ka pranuar këtë zgjedhje dhe nuk do duhet deri për zgjedhjet e përgjithshme që ta kuptojë populli sepse analistët e kanë kuptuar që fati i Sali Berishës tashmë është i vulosur. Ndeshja e tij politike, ndeshja e tij e jetës ka mbaruar në një stadium të zbrazur. Një fat që ai e kërkoi dhe e ndërtoi vetë. Pavarësisht se jeta i dha shumë mundësi ai u kujdes që të gjitha t’i shkatërronte dhe të linte në fund të historisë së tij një emër shumë të keq.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV