Efekti “Big Brother VIP”/ Të shtunave numri më i ulët i aksidenteve në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri më i ulët i aksidenteve në vendin tonë për muajin mars ka ndodhur të shtunave, pikërisht natën e mbajtjes së prime-it të Big Brother VIP.

Kurse numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e premte, sipas Institutit të Statistikave.

Gjatë të shtunave dhe të martave ka një frekuentim më të ulët të lokaleve dhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve.

Shtëpia e “Big Brother VIP”, është më e ndjekura dhe më e komentuara në jetën e përditshme, ndërsa suksesi televiziv ka kaluar kufijtë e një spektakli.

Insituti i Statistikave gjithashtu jep detaje se në muajin mars të këtij viti ka një ulje të aksidenteve në vend në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Në Mars 2023 numërohen 91 aksidente rrugore nga 101 të ndodhura në muajin Mars 2022. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 9,9 %.

Numri i të aksidentuarve, të vrarë dhe të plagosur rezulton 118 persona nga 145 në muajin Mars 2022. Aksidentet rrugore, në 80,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 6,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 41,8 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 17:00-24:00.

Statistikat tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2023, numërohen 263 aksidente rrugore nga 285 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,7 %. Numri i të aksidentuarve është 360 persona nga 392 persona të aksidentuar në tremujorin e parë të vitit 2022.

Lexo edhe :  Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Aksidentet rrugore, në 19,4 % të rasteve, në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 41,7 %.

Të fundit

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Lajme të tjera

Web TV