Sherebela me veti të mëdha kuruese, ja dobitë e panjohura të bimës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sherebela ka veprim antibakterial dhe antikerpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave te larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti. Ka edhe veti të tjera.

Mjekët popullorë e konsiderojnë sherebelën si një ndër ilaçet më të mira.

Sherebela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, që do të thotë të shpëtosh apo të shërosh) që nga lashtësia përdoret për shërimin e gati çdo sëmundjeje.

Shkenca ka dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikerpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave te larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.

Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon nxjerrjen e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.

Sherebela ndihmon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.

Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikerpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës. Acidet lyrore që gjenden te sherebela kanë veti antiseptike, antivirale dhe antimykotike.

Çaji i sherebelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet një përbërje shumë e mirë për gargar për bajamet dhe grykët e skuqura. Madje përdoret nga tenorë të ndryshëm për të përmirësuar performancën vokale.Ndër shekuj, çaji i sherebeles është përdorur për të kthjelluar mendjen dhe për të stimuluar funksionin e trurit. Sipas studimeve duket se sherebela mund të ketë efekt pozitiv për pacientet që vuajnë nga semundja e Alzheimer-it.

Si të bëni lëng sherebele:

• 1 kupe e gjysmë gjethe sherebele të freskët
• 1 litër ujë
• 10 kokrra star anise

Zieni gjethet në ujë për rreth 15 min. Kullojini, derdheni lëngun në një shishe sterile dhe mbylleni mirë. Përdoreni si për freskim të fytyrës, për të pastruar lëkurën me një pambuk të cilin e keni zhytur në të, ashtu edhe për të dhënë aromë të këndshme në trup.

Lexo edhe :  Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Bëni një çaj me 1 kupë ujë që zien dhe 1 lugë të vogël sherebel të thare ose 2 lugë të freskët. Lëreni 5 minuta, kullojeni dhe hidhini pak mjaltë dhe pak limon.
Pini çajin e sherebeles 1 herë në ditë nga një kupë për 10 ditë radhazi. Bëni pushim 3-4 ditë dhe më pas rinisni.

Kujdes: gratë shtatzënë dhe ato që ushqejnë foshnjë me gji nuk  prodhimit të quduhet të përdorin çajin e sherebeles pasi mund të ndikojë në kontraksione të uterusit si dhe në uljen emështit të gjirit.

Të fundit

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Lajme të tjera

Web TV