Meta i “fal” partinë Berishës, KAS e rrëzon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur emrin e Ilir Metës përbri koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, duke refuzuar atë të Berishës. Partia e Lirisë kërkoi që në fletën e votimit të vendosej emri i Sali Berishës, me argumentin se kandidatët për kryetarë bashkie erdhën nga “Primaret”. Përfundimisht për zgjedhjet e 14 majit emri i ish-kryeministrit nuk do të figurojë.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dashur t’i bëjë një “dhuratë” Sali Berishës në këto zgjedhje, por KAS nuk e lejoi. Ilir Meta i ka këkruar KAS Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që të vendosë si drejtues të koalicionit zgjehdor “Bashkë Fitojmë” emrin e Sali Berishës. Në një kohë kur në KAS po diskutohej çështja e PD-së e cila kërkon që të vendoset emri i Ilir Metës në fletën e votimi, Partia e Lirisë ka bërë një lëvizje të papritur, pasi ka dërguar në KQZ një shkresë që bën kryetar të koalicionit Sali Berishën. Siç duket Partia e Lirisë i ka paraprirë një vendimi të KAS, pasi mendojnë se KAS do të detyroje Ilirjan Celibashin që të vendosë një emër dhe ka informuar KQZ-në, nëpërmjet një shkrese të dërguar nga Endrit Braimllari se kryetar i koalicionit është Sali Berisha. Koli Bele, relatori i çështjes tha se Endrit Braimllari nuk e ka në tagerin e tij dërgimin e kësaj kërkese. “Nuk e kuptoj nga kjo e drejtë e Braimllarit”, tha Koli Bele, relatori i çështjes. “Nga vullneti i palës që është në këtë rast Partia e Lirisë, duke qenë se nuk është pakundërshtuar nga partitë e tjera dhe asnjë palë e koalicionit”, tha përfaqësuesi i Partisë së Lirisë. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve detyron vendosjen e emrit të Ilir Metës krah koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletën e votimit. Kërkesa për ta përfaqësuar koalicionin me emrin e Metës, u bë nga PD, ndërsa koalicioni kërkoi se nëse vendoset emër të jetë emri i Saku Berishës, por kjo kërkesë u rrëzua nga KAS. “KAS me shumicë votash vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së sa i përket pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive të udhëheqësve të partive të koalicioneve Bashkë-Fitojmë në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës për pasqyrimin e PD-së për shkronjat nistore të partive përbërëse për koalicionit përkatëse. Rrëzimin e kërkesës së koalicionit Bashkë Fitojmë për vendosjen emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues si koalicionit të bashkë fitojmë”, njofton KAS. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi fletën e votimit të miratuar nga Ilirjan Celibashi 5 ditë më parë, ku emri i Metës nuk vendosej përbri koalicionit. Kërkesa për të vendosur emrin e Metës si përfaqësues edhe në fletë votimi të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ u bë nga Partia Demokratike, e cila pas debateve të ashpra, arriti të bindë anëtarët e mini-gjykatës së KQZ se fshehja e emrit të tij ishte shkelje. KAS refuzoi edhe përpjekjen e fundit të përfaqësuesve të “Bashkë Fitojmë” që në fletën e votimit, të mos vendosej emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit, por i deputetit Sali Berisha. Sipas vendimit të KAS, edhe koalicioni tjetër në garën e 14 majit, ai i Aleancës Liberale të Djathtë do të ketë në krah emrin e kryetarit të Partisë Drejtuese të Koalicionit, atë të Artur Roshit.

Të fundit

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit...

“Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë”

"Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë...

Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Familja e një burri që u paralizua kur ishte ende fëmijë dyvjeçar, pasi u sëmur me grip, nxiti shkencëtarët të zbulonin se një gjen...

Lajme të tjera

Web TV