“Ora po afron”/ Meta: 14 Maji, dita kur Tirana dhe Shqipëria do t’u rikthehet të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PL-së Ilir Meta ishte sot në një takim me të rinjtë e njësisë nr. 8 në Tiranë nga ku diskutoi ndryshimet që do të ndodhin në kryeqytet falë programit të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi.

“Nga Devolli në Tiranë, nga Tropoja në Konispol, do të jemi kudo, për të takuar dhe mbështetur të rinjtë tanë, që me padurim presin të rindizet drita e shpresës dhe e Ndryshimit në Shqipëri.

Sot pata kënaqësinë të kisha një takim miqësor me të rinjtë e njësisë nr.8 në Tiranë, me të cilët ndava ndryshimet e prekshme nga të gjithë që do të ndodhin në Tiranë pas 14 Majit, falë programit të kandidatit Belind Këlliçi dhe përkushtimit të këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Transport publik falas, taksa të ulura, çlirim të trafikut, më shumë shërbime në arsim e shëndetësi, më shumë hapësira të gjelbërta, sportive e argëtuese dhe më shumë mundësi punësimi e zhvillimi për të rinjtë tanë do të jenë rezultatet e Ndryshimit të shumëpritur.
Ora po afron.

Më pak se 4 javë na ndajnë nga 14 Maji, dita kur Tirana dhe Shqipëria do t’u rikthehet të rinjve,” shkroi Meta.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV