Bie interesi nga emigracion i lartë, të rinjtë shqiptarë ikin dhe po blejnë më pak online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blerjet online janë kthyer në një formë komode të sigurimit të mallrave apo shërbimeve në të gjithë botën, sidomos tek të rinjtë.

Por, në Shqipëri, tek të rinjtë shqiptarë është kontratuar një ulje e interesit për të bërë blerje përmes kompjuterit. Në të kundërt, sigurimi i produkteve të ndryshme nga ekrani po bëhet një alternativë më e përdorshme për grup moshat më të mëdha.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, rreth 26% e grup moshës nga 16-24 vjeç raportoi se kishte bërë blerje online gjatë tre muajve të fundit. Në raport me vitin e mëparshëm, ka një rënie të ndjeshme me 8.4 pikë përqindje (shiko grafikun: Shpërndarja e individëve në përdorimin e TIK, blerjet online gjatë tre muajve të fundit).

Aktorët e tregut pohojnë se kjo rënie e peshës së të rinjve është e lidhur dhe me emigracionin e lartë që ka përfshirë moshat e reja, që po e ndikon dukshëm konsumin në të gjitha fushat.

Grup mosha 25-34 vjeç raportoi të kishte kryer 36.6% të blerjeve online në 2022, pothuajse në të njëjtën peshë si vitin e mëparshëm.

Më shumë po e përdorin internetin për të blerë edhe grup moshat 35-44 vjeç (20.6%, me rritje 4 pikë përqindje) dhe ato mbi 45 vjeç.

Në krahasim me vendet e tjera të Europës, Shqipëria ka normën më të ulët të blerjeve nga ekrani i kompjuterit, apo telefonit celular. Të dhënat e fundit të Eurostat, që i referohen vitit 2021 tregojnë se vetëm 21% e shqiptarëve që kanë përdorur internetin 12 muajt e fundit kanë bërë blerje online për periudhën përkatëse, shumë më e ulët sesa mesatarja europiane prej 74%.

Nga rajoni më mirë renditet Serbia, me 52.9%, e ndjekur nga Kosova, që i ka të dhënat për vitin 2020, me 47.7%, Maqedonia e Veriut me 46.3%, Bosnjë Hercegovina, me 39%, ndërsa Mali i Zi është i parafundit përpara Shqipërisë, me 31.8%.

Lexo edhe :  Pse fëmijët duhet të jenë të lirë të ndërmarrin rreziqe

Valer Pinderi, drejtues i Netrade sh.p.k., drejtues i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Online ka pohuar më herët për Monitor se problematika më e madhe e tregut lidhte me mungesën e e investimeve. Nëse nuk ngrihen standarde, nëse nuk përmirësohet infrastruktura, atëherë cilësia e ofruar do të jetë e vogël dhe si pasojë, konsumatori nuk do ta zgjedhë si mënyrë të re të blerjeve të tyre.

Problematika tjetër lidhet me informalitetin, politikat e ndjekura për të luftuar formalitetin jo vetëm që nuk janë efektive, por po japin rezultatet e kundërta, pohon ai. Informaliteti nuk mund të zgjidhet me sulme të rralla agresive ndaj shitësve fundorë, kur distributorët dhe doganat i detyrojnë këta shitës të jenë informalë./Monitor/

Të fundit

Parkimi i madh në QSUT/ Hapet kantieri, Rama dhe Koçiu inspektojnë punimet

Është hapur kantieri i parkimit të madh të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, një hapësirë multifunksionale me 1400 vende...

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri?”. Gjatë debatit,...

Ja 6 provat që “groposin” Sali Berishën në SPAK

Kur të arrestojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, polici të vë prangat, duke të thënë: “Çdo fjalë që flisni nga ky moment, do...

Gjykata e Tiranës sekuestron pasuritë e Sokrat Carit dhe familjarëve të tij!

Gjykata e Tiranës i sekuestron pasuritë familjarëve të Sokrat Carit i dënuar për drogë dhe që ndërroi jetë në vitin 2022. Bëhet fjalë për sekuestrimin...

Pse nuk afrohen shqiptarët tek PD ?

Nga ARTUR  AJAZI Duke parë kronikat e lajmeve të 34 viteve më parë, rastisi që të shoh mitingun e madh të fitores së pushtetit nga...

Lajme të tjera

Web TV