Gjykata e Apelit Sportiv rrëzon apelin e Interit, Lukaku humbet ndeshjen ndaj Juventusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lukaku humb ndeshjen ndaj Juves, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Sulmuesi belg shënoi golin e barazimit ndaj bardhezinjve në minutat shtesë të takimit të parë në Torino dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pikërisht për mënyrën e festimit.

Arbitri e cilësoi si polemike me tifozët e Juves dhe e ndëshkoi, duke bërë që sulmuesi belg të humbë ndeshjen e kthimit. Megjithatë te Interi vendosën ta apelojnë vendimin, duke arsyetuar se Lukaku kishte festuar shpesh në atë mënyrë, edhe para ndeshjes me Juven.

Gjykata e Apelit Sportiv është mbledhur këtë të premte dhe ka vendosur të rrëzojë apelimin e Interit, duke lënë në fuqi pezullimin me një javë të Romelu Lukakut, që ndeshjen e 26 prillit do ta ndjekë nga tribuna e “San Siros”.

Të fundit

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Lajme të tjera

Web TV