Presidenti Begaj takohet me zyrtarin e NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Asistent – Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Intreligjencën dhe Sigurinë, z. David Cattler. Presidenti Begaj vlerësoi kontributin që japin strukturat e inteligjencës së NATO-s në përballimin e sfidave komplekse të sigurisë.

Ndër të tjera Presidenti Begaj nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet strukturave të inteligjencës të vendit tonë me ato të NATO-s është thelbësor, për të parandaluar influencat malinje të vendeve me qëllime jo miqësore.

Presidenti Begaj diskutoi me z. Cattler edhe mbi situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku pavarësisht progresit të bërë, vërehen përpjekje të aktorëve me ambicie gjeopolitike, për të zgjeruar influencën dhe penguar proceset eurointegruese.

Kreu i shtetit theksoi se dakordësia e arritur për normalizimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është hap pozitiv dhe duhet të avancojë me arritjen e rezultateve konkrete.

Normalizimi i marrëdhënieve duhet të qendërzohet drejt njohjes reciproke dhe anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë si OKB dhe NATO.

Në përfundim Presidenti Begaj theksoi se strukturat e inteligjencës dhe sigurisë së Shqipërisë do vijojnë të kontribuojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e NATO-s.

Të fundit

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS...

Ethet e finales, Sneijder: “Inter më i matur, kjo datë do të mbahet mend gjatë”

Interi dhe PSG “përplasen” këtë të shtunë në Mynih, në kuadër të finales së madhe të Champions League. Ish-lojtari i zikaltërve, Wesley Sneijder është...

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Vietnam...

Lajme të tjera

Web TV