Medvedev: Britania është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm derisa të zhytet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia kërcënon NATO-n pas garancisë që i dha Ukrainës për anëtarësimin në aleancë. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme në Moskë tha se deklaratat e sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, janë të rrezikshme për sigurinë europiane.

Zyrtari shtoi se NATO dëshiron të mposhtë Rusinë dhe të mbajë Ukrainën të motivuar në betejë duke i premtuar anëtarësimin pas përfundimit të luftës.

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev, shënjestrën e drejtoi nga Londra.
“Mbretëria e Bashkuar ishte, është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm. Kështu do të jetë, derisa ishulli i tyre i pacipë dhe i lagësht e i neveritshëm të zhytet në thellësi të detit nga vala e krijuar nga sistemet më të fundit të armëve ruse”, kërcënoi miku më i ngushtë i presidentit Putin.

Sakaq, në Ukrainë vijon lufta me një intensitet të shtuar. Mbi 53 sulme ruse janë shmangur në 24 orët e fundit, njofton Kievi, bashkë me konfirmimin se që nga 24 shkurti i kaluar kanë humbur jetën 470 fëmijë.
Autoritetet ukrainase japin alarmin se 7 njësi detare të Marinës së Rusisë janë aktualisht të gatshme për luftë në Detin e Zi, përfshirë dy nëndetëse të armatosura me raketa të lloji Kalibr.

“Situata paraqitet tepër e vështirë”, konfirmon qendra operative në jug të Kievit.
Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një ligj “për emrat gjeografikë” në lidhje me toponimet dhe përdorimin e emrave gjeografikë në qytetet e Ukrainës.

Ligji ndalon dhënien e emrave të vendeve që simbolizojnë ose lavdërojnë ose përkujtojnë Rusinë, si dhe data, ngjarje dhe personalitete që kanë kryer agresion kundër Ukrainës ose një vendi tjetër, ose që kujtojnë politikat dhe praktikat totalitare në lidhje me persekutimin për kritikimin e Regjimi totalitar sovjetik dhe regjimet ruse.

Të fundit

Punonjësi i burgut të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkon apeli për ndihmë

ELBASAN-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka apeluar për ndihmë, pasi një punonjës në burgun e Elbasanit Mentor Sopjani, i cili po...

1 lugë vaj ulliri në ditë kundër kollës dhe problemeve të grykës

Hipokrati, i njohur si Babai i Mjekësisë, e përshkruante vajin e ullirit si lëngu më i mirë terapeutik për shëndetin e njeriut. Ai e rekomandonte...

Vetëm dy orë nga nisja e procesit/ Cënuan lirinë e votës, ndalohen pesë persona në Kosovë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka ndaluar pesë persona mbi dyshimin për “cenim të përcaktimit të lirë...

Qyteti i Gjirokastrës,ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne

Ne po humbasim mijëra vende historike të mahnitshme pa i vizituar, mes tyre janë disa nga thesaret e harruara shqiptare, shkruan Nick Trend në...

Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

Miliarderi Elon Musk deklaroi se nuk është i interesuar të blejë TikTok-un, aplikacion të cilin Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ndalojnë për shkak...

Lajme të tjera

Web TV