“Qyteti po ‘gllabërohet’ nga gjahtarët e krimit “/Alibeaj prezanton kandidatin në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike prezantoi këtë të diel kandidatin për kryetar bashkie në Sarandë, Skënder Muçon.

Alibeaj nuk i kurseu akuzat për drejtimin socialist të bashkisë, teksa tha se në Sarandë kanë ndërhyrë interesat më të zeza politike.

“Kryetari i partisë e tha dhe teksa po fliste po më kujtohej dhe më erdhi si imazh që po, përveç asaj se çfarë ndodh në Tiranë ku është metropoli i Shqipërisë, ku janë futur dhe kanë penetruar të gjitha interesat më të zeza politike, mediatike, financiare, kriminale e me radhë, Saranda në fakt është një përngjasim i asaj se çfarë në Tiranë ndodh.

E mjafton ta shohësh Sarandën sot, Sarandën e betonizuar, Sarandën e asfiksuar, për të parë qe nuk është zgjidhur një nga problemet më të mëdha që është ai i pronave. Për të parë sot Sarandën që është kthyer sot në një gjah, ku gjahtarët e krimit dhe të korrupsionit shkëpusin dhe gllabërojnë nga një copë, pak nga pak.

Majtas edhe djathtas. Kjo është gjendja, një nga bashkitë në të cilën do të kishte një menaxhim me të mire, një menaxhim njerëzor, do të duhet të mburrej jo vetëm ekonomikisht, por dhe në aspektin e turizmit e gjithë Shqipëria. Saranda fatkeqësisht është kthyer në një gjah, ku paraja e pistë, paraja e korrupsionit, babzia e politikës i është turrur dhe vetëm e copëton dhe e gllabëron”.

Në një “mea culpa” ku pranoi gabimet e të djathtës, Alibeaj shtoi se e keqja më e madhe e vendit quhet Edi Rama, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë kandidatët e PD-së.

“Ne kemi qenë një parti që duhej të ishte e djathtë, partia qe mbështetet tek pronarët, partia që mbështetej tek të përndjekurit, partia që mbështetej te biznesi. Pra tek tregu i lirë, partia që mbështetej tek rinia.

Kjo ishte dikur partia më e bukur e lindjes, siç quhej në atë kohë. Në fakt ajo se çfarë rezultoi me kalimin e kohës ishte fakti që kur ishim në qeverisje ne patëm gabimet dhe fajet tona sepse u shkëputëm nga këto vlera dhe i lamë pronarët. Ne nuk ua zgjidhëm asnjë herë problemin atyre, çështje e pronësisë, tokat vazhdon dhe sot të jetë një lëngatë e madhe dhe kemi fajin tonë, përgjegjësinë tonë.

Ne demokratët sepse nuk ia kërkoj në fakt që zgjidhjen e këtij problemi ta gjej tek pjella e partisë së punës, Partia Socialiste. Ne u shkëputëm nga të përndjekurit. Ne nuk ua kthyem borxhin e vuajtjes së atyre 50 viteve.

Çështjet private zgjidhen në mënyrë private dhe nuk përfshihen dhe njerëzit në këtë vorbull. Ajo që realisht ndodhi ishte që jo vetëm i përfshiu demokratët kur tha që partia demokratike po s’më mbrojtët mua meriton të asgjësohet por arriti deri atje sa mori dhe kazmën kundër Partisë Demokratike në 8 janar.

Skena të shëmtuara që nuk i meritonte PD ajo që lindi 33 vjet më parë. Nuk i meritonte. Nuk i meritonin demokratët, nuk i meritoni ju që keni kaluar kohëra shume të vështira. Kujtoj këtu ’97. Kujtoj kohëra të vështira qe ju ia dolët dhe morët ne krah PD për ta ringritur dhe një herë.

Nuk meritonte ato skena të shëmtuara qe ndodhen me 8 janar. Nuk meritonte në fakt dhe atë që ndodhi më pas kur ne pjesa më e arsyeshme e PD i shtrim dorën palës tjetër duke i thënë që e keqja më e madhe e këtij vendi ka një emër dhe quhet Edi Rama”.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV