“Le të përpiqet sa të dojë Berisha”/Balla në Lushnjë: Emri nuk i del më në fletë votimi.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sulmuar sërish drejtuesin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berishën.

Nga takimi me socialistët e Lushnjës, Balla u shpreh se sado të përpiqet tashmë Berisha për të nxjerrë emrin në fletën e votimit, nuk do të mundet pasi është shpallur non-grata.

Balla tha se arsyeja e vetme pse Berisha do votën e demokratëve është sepse do ta përdorë atë kundër Amerikës.

“Në ekipin përballë nesh është Saliu i cili ka fshirë emrin e tij dhe ka vendosur emrin e Ilir Metës. Tani le të më thotë demokrati më i paepur i Mallakastrës, kujt do ja japim votën më 14 maj, Ilir Metës, Nard Ndokës apo Vangjel Dules.

Në fletën e votim koalicioni quhet “Bashkë Fitojmë” Ilir Meta, sepse le të përpiqet sa të dojë non grata, emri nuk i del më në fletë votimi.

Sapo e shpalli Amerika non grata nuk ka më emër në fletë votimi dhe unë mendoj që kjo është diçka që njerëzit duhet ta mendojnë mirë, për çfarë duhet t’i japim ne një votë Sali Berishës sepse po i dhamë votë ai do ta përdorë atë kundër Amerikës.

Prandaj unë mendoj që populli i kësaj zone duhet t’i bashkohet Eriseldës dhe Edi Ramës sepse e vërteta është që me votën që ju dhatë në 6 mars ne krijuam një model të ri në qeverisjen e bashkisë”, tha ai.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV