Kryemadhi: Në Tiranë Partia e Lirisë është shkrirë me PD-në e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në emisionin “Quo Vadis”, Kryemadhi tha se strukturat e Partisë së Lirisë në Tiranë janë unifikuar dhe shkrirë në një të vetme me PD-në e Berishës, ku shtoi se edhe prezenca e saj nuk ishte e nevojshme.

“Në 25 prill, 6 mars, dhe 14 maj. Janë tre data të ndryshme. Pafuqësia e tradhtisë, kur ti shkon bashkë me shokun e luftës në luftë dhe shoku të qëllon pas shpine, normalisht që je i pafuqishëm dhe e vetmja gjë që thua është të marr sa më shumë me vete. Ndërsa në kuadrin e 6 marsit ishte një këndvështrim tjetër që nuk ishte sfida jonë por ishte një marrëveshje që i jepje të drejtën njerzve për të votuar dhe garuar, pavarësisht se kandidatët e opozitës kishin një garë të pabarabartë përball kandidatëve të mazhorancës.

Një qeveri, e zbarkuar në 6 bashki që ishin në garë. Tashmë jemi në një pozicion tjetër. Monika nuk është më një kryetare, por përfaqësuese e një strukture në qarkun e Fierit, edhe te një njësi administrative në Tiranë.

Në Tiranë prezenca ime është e panevojshme sepse shkrirja e strukturave të Partisë së Lirisë me PD, shtabet e Belind Këlliçit. Ka nevojë në njësitë e tjera dhe rrethet, por unifikimi është prezent. Unë e ndjej te metodologjia që përdor kundërshtari për të goditur procesin dhe demotivuar opozitarizmin”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Të fundit

Ikën Lajçak, Peter Sorensen konfirmohet si i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi

Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm...

Berisha zbulon detaje nga vizita që do zhvillojë në Gjermani

Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi më shumë rreth vizitës që do të zhvillojë në Gjermani. “Jam i ftuar...

“Squid Game”. Sa të vërtetë ka loja që pushtoi botën?

Që nga momenti kur “Squid Game” pushtoi botën, një pyetje ka përndjekur miliona shikues: A është kjo seri e bazuar në një histori të...

Kë mbështet SHBA në Shqipëri?

Nga ARTUR AJAZI Ata që mbajnë shpresën se, SHBA mbështesin “këtë apo atë krah politik në Shqipëri”, e kanë komplet gabim. SHBA, mbështet në çdo...

Spiropali në Ditën e Holokaustit: Nuk mund të rrish duarkryq para gjakut të fqinjit tënd

“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, për ne shqiptarët është një ditë e jashtëzakonshme. Në këtë ditë ne ndjehemi krenarë për miqësinë, dashurinë dhe...

Lajme të tjera

Web TV