“Bashkëpunimi me Metën gabim politik”/ Bejko: Të djathtët ta korrigjojnë me votë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryefjalë e fushatës e Enkelejd Alibeaj është ish shefi i tij politik, Sali Berisha.

Në vlerësimin e kryetarit  të Partisë Demokratike korrupsioni është  thembra e Akilit e liderit historik arsye që sipas tij demokratët humbën pushtetin në 2013.

“Në 2013 ramë nga  qeverisja për shkak të korrupsionit të PD duhet të jemi të sinqertë me njëri tjetrin, ta shohim njëri tjetrin në sy, ta bëjmë historinë sikurse duhet sepse nëse arrijmë të kuptojmë se cila është arsyeja që në 2013 ramë nga qeverisja dhe nga 2013 e në vazhdim nuk ngritëm dot kokë“, tha Alibeaj.

Në të njëjtën linjën është edhe kandidati për Tiranën, i cili bën me faj klasën e vjetër politike. Fajtor për humbjen e demokratëve, Roland  Bejko bëri bashkëpunimin me Ilir Metën, gabim të cilin kërkon që të djathtët ta korrigjojnë me votë.

“Thjesht rrugët, kaq duan shqiptarët, nuk është se po kërkojnë salltanete të mëdha. Salltanete e mëdha janë privilegj i elitës politike qe ka ngal aty, Rama Berisha, Meta çirakët e tyre që bëjnë spektakël politik, bëjnë sikur po punojnë për fshatrat. Në 1902 mln euro që ka buxhet bashkia, 1 mln euro e ka investuar për fshatin.

Asgjë fare, qesharake. 10 mln euro jep bashkia për inceneratorët që s’janë në punë. Këto janë shumë të frikshme për bashkinë, ndërkohë që fshatrat i ke të gjitha jashtë sistemit.
Ne kemi menduar që Ndroqi të jetë një nga zonat e lira ekonomike, që do të thotë se kush bën biznes në turizëm malor, ambiental, do të ketë 0 taksa”.

Roland Bejko ishte në Ndroq, ku prezantoi programin e tij për Tiranën, duke premtuar rrugë dhe tregje ushqimore për zonat rurale.

Të fundit

Dua Lipa shkëlqen në postimin e fundit nga jugu i Shqipërisë (FOTO)

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e...

Parashikimi i superkompjuterit, ja kush janë favoritët për titull në Premier League

Prej vitesh konsiderohet si kampionati më emocionues, por Premier Ligë është edhe një nga më të paparashikueshmit. Ndonëse vitet e fundit rivaliteti sikur ka munguar...

SHBA/ 17-vjeçari qëllon me armë në Times Square të Nju Jorkut, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Times Square të Nju Jorkut, pasi një 17-vjeçar hapi zjarr...

Sezoni turistik, radhë të gjata automjetesh në hyrje-dalje të Kosovës

Pikëkalimet kufitare të Kosovës po vazhdojnë të jenë tejet të qarkullueshme. Kjo në masë të madhe falë mërgimtarëve që po e vizitojnë vendlindjen e tyre. Për...

I shpallur ‘non grata’ si Berisha/ Rusia ‘ofensivë’ për shpëtimin e mandatit të Dodikut

Ka filluar me reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, vazhdoi me një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër të Ambasadës ruse...

Lajme të tjera

Web TV