Vendimi/ Pasuria kulturore kalon te privati për 20 vjet, kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kalimi i pasurive kulturore tek privati me moton “rirjetëzim” do të bëhet përmes kontratave specifike që duhet të përmbushin disa kushte. Në një vendim të fundit të publikuar në fletoren zyrtare bëhen të qarta edhe këto kushte.

Kështu lidhur me qëllimin thuhet se këto kontrata kanë për qëllim dhënien  në përdorim  e  pasurisë  kulturore  publike,  me  qëllim rijetëzimi, nëpërmjet kryerjes së përmirësimeve dhe të  përdorimit  të  saj  për  ushtrimin  e  funksioneve administrative  dhe  social-kulturore,  sipas  projektit bashkëlidhur  kësaj  kontrate  dhe  që  është  pjesë integrale  e  saj,  në  përputhje  me  vlerat  kulturore  të pasurisë dhe destinacionit të përdorimit.

Kalimi përmes këtyre kontratave do të bëhet me konkurs publik dhe pjesëmarrësit duhet që të saktësojnë llojin e aktiviteti  që do të kryejnë në projektet e tyre të shpallur fitues. “Përdoruesi duhet të realizojë shërbimet që do të garantohen për të siguruar shfrytëzimin dhe aksesin e publikut në pasurinë kulturore, nivelet cilësore të aktiviteteve  dhe  shërbimeve  që  do  të  ofrohen,  si dhe    objektivat për  promovimin  e  pasurisë kulturore, sipas parashikimeve në pjesën e posaçme të kësaj kontrate” thuhet në vendim. Të gjitha ndërhyrjeje mbrojtëse apo ruajtëse kryhen vetëm sipas një plani të dakordësuar më herët mes shtetit dhe përdoruesit që ka marrë pasurinë.

Lidhur me afatin thuhet se kontrata e rijetëzimit  lidhet  për një kohëzgjatje  deri  në  20  vjet,  me  të  drejtë  rinovimi vetëm 1 herë.   Efektet  juridike  të  kontratës  fillojnë  ditën  e nesërme  pas  dorëzimit  të  pasurisë  kulturore,  sipas parashikimeve  të  kësaj  kontrate  (procesverbalin  e pasurisë, nënshkrimin e saj nga palët).

Sa i takon tarifave që merr shteti nga kjo kontratë sanksionohet se “tarifa   e   dhënies   në   përdorim   do   të përcaktohet nga administratori mbi bazën e tarifave të  miratuara.  Tarifa  do  të  paguhet  nga  përdoruesi, në  mënyrë   periodike   mujore/vjetore.   Të  gjitha pagesat     do     të     regjistrohen     rregullisht     në dokumentacionin financiar të përdoruesit”.

Lexo edhe :  Si u përgjua Veliaj në furgonin e Policisë së Burgjeve?

Kurse për tarifat që merr përdoruesi nga vizitorët nënvizohet se janë dy aspekte. Tarifat për vizitorët lidhur me hyrjen në pasurinë kulturore përcaktohen nga administratori pra institucioni publik që ka kaluar këtë tek privat kurse tarifat e tjera për shërbimet që ofron përdoruesi brenda pasurisë përcaktohen nga ky i fundit.

 

Të fundit

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Lajme të tjera

Web TV