Depozitat bien sërish në maj/ Forcohet leku, ja çfarë po ndodh me euron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stoku i depozitave që individët, bizneset, institucionet shtetërore dhe organizatat e tjera kanë në banka shënoi një tjetër rënie në mars për të dytin muaj radhazi.

Kursimet që ndodhën në sistemin bankar zbritën në 1.27 trilionë lekë (rreth 11 miliardë euro) në fund të muajit mars 2023, me një tkurrje prej 0.9%, ose 11.3 miliardë lekë në raport me muajin e mëparshëm.

Depozitat bien sërish në maj, forcohet leku, ja çfarë po

Si depozitat në monedhën vendase ashtu dhe ato në valutë kishin tendencë rënëse.

Kursimet në lekë ishin 549 miliardë lekë, me një tkurrje prej 0.22% në krahasim me shkurtin.

Rritja e interesave duket se nuk po nxit kursimet në monedhën vendase në banka, teksa konsumatorët nga njëra anë po kursejnë më pak për shkak të rritjes së çmimeve dhe nga ana tjetër po gjejnë si alternativë më interesante investimet në bonot e thesarit, që japin kthime më të larta.

Kursimet e individëve (pa afat) ishin ato që shënuan rënien më të fortë nga depozitat në lekë.

Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normat bazë të interesit gjatë vitit të fundit, duke e çuar aktualisht në 3%, nga 0.5% që ishte në mars të një viti më parë, para se të fillonte rritja e fortë e çmimeve.

Kjo lëvizje është ndjekur dhe nga bankat, që ofrojnë interesa më të larta për depozituesit, por që sërish nuk kanë arritur të sjellin ndonjë rritje të kursimeve në banka.

Më e thellë ishte tkurrja e depozitave në valutë, por që më së shumti reflekton dhe efektin e zhvlerësimit të euros, teksa të dhënat nga Banka e Shqipërisë raportohen në lekë. Në mars të këtij viti euro ka zbritur në 114 lekë, nga rreth 122 lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe :  Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Depozitat në valutë zbritën në 719 miliardë lekë, me rënie 10 miliardë lekë nga muaji i mëparshëm, duke ndikuar në gati 90% të reduktimit total të kursimeve të raportuara nga Banka e Shqipërisë.

Valuta vijon të mbetet monedha e preferuar për kursimtarët. Në fund të muajit mars, kursimet në monedhë të huaj (kryesisht euro) përbënin 56.7% të totalit./ Monitor

Të fundit

Synon t’i japë fund luftës në Gaza, zbulohet plani me 5 pika i presidentit Donald Trump

Të martën përfundoi lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit. Që përpara armëpushimit, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar...

Aksidenti në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Mëngjesin e kësaj të shtune, një aksident automobilistik është regjistruar  në Tiranë. Drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe...

Kryengritja e Poznanit: Punëtorët polakë sfidojnë regjimin komunist

28 qershor 1956 Më 28 qershor 1956, në qytetin industrial të Poznanit, mijëra punëtorë të fabrikës së makinerive H. Cegielski (HCP) dolën në rrugë për...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki:...

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket...

Lajme të tjera

Web TV