“Nëse shmangim përballjen humbasim”/ Mediu: Kjo nuk është thjesht lufta për fitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe kreu i PAA, Agron Duka, kanë zhvilluar një takim elektoral në Vlorë.

Dy krerët e partive përkatëse bënë thirrje që votat e tyre t’i çojnë për Hysni Sharrën.

“Këtu nis puna se nuk mjafton të jesh prezent në të gjitha bashkitë e vendit, por të punojmë derë më derë e bindim njerëzit që jemi alternativë pozitive”, u shpreh Duka.

Mediu theksoi se nëse shmangim përballjen sot, do humbasim të shkuarën, sakrificën e prindërve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, ndaj i duhet bërë me dije qeverisë se nuk varemi prej saj.

 “Kjo është ora e vlonjatëve dhe e shqiptarëve, të cilët nuk pranojnë poshtërimin, përbuzjen dhe mjerimin.

Kjo nuk është thjesht lufta për fitore e një partie politike, por përballja me të keqen për t’i dhënë vlerë Vlorës e Shqipërisë kundër varfërisë, krimit dhe korrupsionit. Nuk është betejë e lehtë, por e vështirë.

Nëse shmangim përballjen sot, do humbasim të shkuarën, sakrificën e prindërve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Duhet t’i themi qeverisë se nuk varemi prej tyre, por prej asaj që besojmë. Të trokasim në çdo derë e në çdo zemër të cdo qytetari, të dëgjojmë me vëmendje hallet dhe problemet e njerëzve, t’i trajtojmë me dashuri e dhembshuri.

Ju ftoj që më 14 maj, të gjithë të bashkohemi për të bërë të mundur fitoren e Hysni Sharrës”, tha Mediu.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV