Ylli Rakipi i drejtohet Berishës: Rama është një e keqe e madhe, por ju dhe Meta…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme nga gazetari Ylli Rakipi se si e shpjegon që Rama e ka të bazuar të gjithë fushatën kundër tij dhe Metës dhe jo ndaj kandidatëve për bashkitë. Pra mazhoranca e sheh si më efektive fushatën ndaj Metës e Berishës sesa ndaj kandidatëve të tyre.

“Kundërshtari juaj e ka bazuar të gjithë fushatën, te ju dhe Ilir Meta, duke i’u konsideruar si hallkën më të dobët, jo vetëm në këto zgjedhje, por në përgjithësi në politikë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 2021. Pra, socialistëve u rezulton se duke ju sulmuar ju, fitojnë pikë në publik.

Argumenti është ky, Edi Rama është një e keqe e madhe, por Sali Berisha dhe Ilir Meta janë politikanë shumë të konsumuar dhe me mëkate të mëdha. Duket si një frymëmarrje për Edi Ramën…”, i tha Rakipi Berishës, i cili i dha një tjetër interpretim. Sipas ish-kryeministrit po të analizosh me objektivitet fushatën karaktreizohet nga një frike për vdekje politike e Edi Ramës ndaj tij.

Ai thotë se kryeministri Rama ka përdorur çdo parim për ta asgjesuar, mirëpo nuk ja ka arritur dhe kjo e kënaq pasi është duke e parë.

“Ka një dallim esencial. Po ta analizosh me objektivitet fushatën, karakterizohet nga një frikë për vdekje politike e Edi Ramës ndaj Sali Berishës. Një tipar kardinal i zhvillimit në këto dy muaj, janë aktë që demonstrojnë frikën fatale të Edi Ramës ndaj Sali Berishës.

Rama shkeli çdo parim, për të asgjësuar Sali Berishën në letra dhe rregulla, vendime dhe i bëri këto, nuk u ndal. Ky njeri që sipas akteve që kreu, de juro e asgjësoi, ky njeri nga mëngjesi deri në darkë merret vetëm me Sali Berishës. Ai e ka ndërtuar këtë si i kapuri pas fijes së barit.

Lexo edhe :  "U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz", Rama sinjale të forta në Fier

Në këtë aspekt, ai nuk beson në asgjë nga ato që ka bërë, se mund ta shpëtojnë. Kjo mua më kënaq, sepse unë e shoh atë.

Vijmë te modaliteti që përdor, e filloi me lopatën dhe hoqi dorë nga lopata, sepse e pa që duke rrëmuar hapej një gropë që mund ti thoshin është varri i tij politik. Ka marrë zorrën tani, ia hoqën nga barku dhe e ka marrë në gojë.

Tani kërkon të mashtrojë me zorrë. Po bëhet gjithçka për të qartësuar, se ai është në origjinën, akumulimi i të gjithë pushtetit në duart e tij, është origjina e kësaj drame që nuk ka ekzistuar në asnjë luftë dhe në asnjë pushtim”, tha Berisha.

Të fundit

Ushtria e 4 Dhjetorit dhe ajo e 10 Korrikut

Nga Leonard Veizi Themelimi i ushtrisë së shtetit shqiptar daton më 4 dhjetor 1912, vetëm pak ditë pas shpalljes së...

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të...

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin...

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai...

Lajme të tjera

Web TV