28 prill 1969/ De Gol jep dorëheqjen si udhëheqës i Francës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi humbi në një referendum popullor mbi disa ndryshime kushtetuese, Charles de Gaulle jep dorëheqjen si president i Francës. Një veteran i Luftës së Parë Botërore, de Gaulle organizoi nga Londra rezistencën franceze, pas pushtimit gjerman në qershorin e vitit 1940. Forcat e tij luftuan me sukses në Afrikën e Veriut, dhe në qershor 1944 ai u emërua kreu i qeverisë franceze në mërgim.  Më 26 gusht, pas zbarkimit të aleatëve në Francë, de Gaulle hyri triumfalisht në Paris. Tre muaj më vonë, ai u zgjodh njëzëri presidenti i përkohshëm i Francës. Jep dorëheqjen në janarin e vitit 1946, duke pretenduar se ai nuk kishte fuqi të mjaftueshme ekzekutive.

De Gaulle formoi një parti të re politike, që pati një sukses të moderuar elektoral, ndërsa në vitin 1953 u tërhoq tërësisht nga politika.  Megjithatë, 5 vjet më vonë, një revoltë ushtarake dhe civile në Algjeri krijoi një krizë politike në Francë, dhe ai u thirr sërish për të udhëhequr kombin. U miratua një kushtetutë e re, dhe në fund të dhjetorit 1958, De Gaulle zgjidhet president i Republikës së Pestë.

Gjatë dekadës së ardhshme, ai i dha pavarësinë Algjerisë dhe u përpoq ta rivendoste Francën në vendin e saj të dikurshëm në arenën ndërkombëtare, duke u tërhequr nga aleanca e NATO-s e dominuar nga SHBA, dhe duke nxitur zhvillimin e armëve bërthamore.

Gjithësesi, protestat studentore dhe greva e punëtorëve në vitin 1968, e rrënuan mbështetjen e tij popullore, dhe në vitin 1969 propozimet e tij për reforma të mëtejshme kushtetuese, u hodhën poshtë në një plebishit kombëtar. Charles de Gaulle vdiq një vit më vonë.

Kalendar

27 Prill 1792 – Franca pushton Holandën Austriake (Belgjika dhe Luksemburgu i sotëm), duke filluar Luftërat Revolucionare Franceze.

27 Prill 1952 – Në Tajpei të Tajvanit, nënshkruhet Traktati i Paqes Sino-Japoneze, midis Japonisë dhe Republikës së Kinës, duke i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Dytë Sino-Japoneze.

28 Prill 1967- Muhamed Ali refuzon të futet në ushtrinë amerikane

27 Prill 1977 – Në Gjermani, përfundon gjyqi ndaj organizatës terroriste Ushtria e Kuqe. Andreas Baader, Gudrun Ensslin dhe Jan-Carl Raspe u shpallën fajtorë për 4 vrasje, dhe për 30 tentativa për vrasje.

27 Prill 1994 – Ish-zyrtar i kundërzbulimit të CIA-s, Aldrich Ames, pranon se i ka dhënë të dhëna sekrete të SHBA-së, Bashkimit Sovjetik dhe më vonë Rusisë.

27 Prill 1996 – Martin Bryant, hap zjarr mbi banorët e qytetit Port Arthur në Australi, duke vrarë 35 persona dhe duke plagosur 23 të tjerë.

Të fundit

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV