“Të dyfishohen përpjekjet kundër koronavirusit”, mesazhi i fortë i OBSH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Të gjitha vendet e botës t’i dyfishojnë përpjekjet kundër pandemisë së koronavirusit”, ky ishte mesazhi i fortë i drejtorit të përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanon Ghebreyesus.

Duke folur në Gjenevë, një ditë pasi OBSH-ja e shpalli pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19, ai tha: “Përshkrimi (i sëmundjes) si pandemi nuk do të thotë që shtetet duhet të heqin dorë”.

Ghebreyesus po ashtu tha se shtetet “duhet të gjejnë balancën midis mbrojtjes së shëndetit, parandalimit të përçarjeve ekonomike dhe sociale dhe respektimit të të drejtave të njeriut”.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën është mbi 127,000, ndërsa mbi 4,700 pacientë kanë vdekur. Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në qytetin Vuhan të Kinës në muajin dhjetor.

Që atëherë, dhjetëra vende të botës kanë raportuar raste. Numrin më të madh të tyre, jashtë Kinës, e ka Italia. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht janë vetëm Kosova dhe Mali i Zi që nuk kanë raste të regjistruara me koronavirus.

Të fundit

Ilir Meta ngre dyshime nga burgu, se flakët në “Syrin e Kaltër” janë të qëllimshme

Ilir Meta, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu zonën e “Syrit të Kaltër”,...

“Do ketë pasoja të rënda”, Trump kërcënon putin nëse dështon takimi i Alaskës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me "pasoja të rënda" nëse Vladimir Putin nuk pranon paqen në Ukrainë, por tha gjithashtu të mërkurën se...

O hero, pse nuk fole kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?!

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e Ballshit, teksa kërkonte dhe...

Lirimi i hapësirave publike në vend, Rama ndan pamje të reja nga aksioni (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri. "Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar...

Parashikimi i BSH, ditët e mira për ekonominë shqiptare pritet të vijojnë

Ditët e mira për ekonominë shqiptare prite të vijojnë. Teksa kaluar më pak se një muaj e gjysmë nga nisja e vitit, Banka e...

Lajme të tjera

Web TV