Begaj takohet me kryeministrin kroat/ Në fokus ekonomia, turizmi dhe transporti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të vizitës shtetërore në Kroaci, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zhvilluar një drekë pune me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Begaj i shprehu mirënjohjen Plenkoviç për mbështetjen që Kroacia i dha Shqipërisë për kapërcimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar në nëntor të vitit 2019, si dhe gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Pasi e uroi kreun e qeverisë kroate për arritjet më të fundit të Zagrebit, si hyrjen në zonën Shengen e Eurozonë, nënvizoi se Kroacia mbetet shembulli më i mirë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Në këtë kontekst Presidenti Begaj shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë me ekspertë dhe ekspertizë.

Duke iu referuar partneritetit strategjik midis dy vendeve, të dy bashkëbiseduesit nënvizuan marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera, si dhe nevojën e avancimit të tyre edhe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik.

“Pavarësisht tendencave pozitive në drejtim të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, ende jemi larg shfrytëzimit sa duhet të mundësive që ekzistojnë në këtë drejtim”- u shpreh Begaj.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mundësisë së rritjes së bashkëpunimit në fushën e turizmit, ku interesi i përbashkët është vendosja e një linje ajrore direkte Tiranë-Zagreb, por edhe të linjave detare që lidhin portin e Durrësit me portet e Kroacisë.

Plenkoviç e siguroi Presidentin Begaj për vullnetin e palës kroate në çuarjen përpara të këtyre projekteve me interes të ndërsjellë.

Ndërsa në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit evropian, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i lartë i shtetit vlerësoi gjithashtu kontributin dhe mbështetjen e madhe që Kroacia i ka dhënë Kosovës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin e saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Lexo edhe :  KAS i heq mandatin kushërirës së Lapajt, e merr e para e listës së mbyllur

“Kroacia dhe Qeveria juaj kanë dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme në këtë drejtim dhe ju siguroj se shqiptarët janë mirënjohës për këtë mbështetje” – nënvizoi Begaj.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek agresioni ushtarak rus në Ukrainë, si dhe te ndikimi i këtij agresioni në rajonin e Evorpës Juglindore apo rreziku që kanoset nga interesi i palëve të treta jo miqësore për të nxitur trazira dhe për të dëmtuar stabilitetin e rajonit.

Të fundit

Igli Tare bën gati 3 blerjet e reja për Milanin

Ndërsa “telenovela” Jashari vazhdon të zgjasë mes Belgjikës dhe Italisë, Milani po punon paralelisht për të përforcuar skuadrën, sidomos...

Stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës shkeli besimin e BE

Stërvitjet dhjetëditore e njësive speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës është mbajtur në provincën Hebei në veri të Kinës, pavarësisht paralajmërimeve që Brukseli...

Subvencion për ujin e pijshëm, kategoritë që përfitojnë

Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe individët pa mbështetje familjare apo sociale,...

Tetori me ndryshime, rregullat e reja për udhëtime në zonën Schengen

Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i cili do t’i japë fund...

“Jam më i mirë se Lamine Yamal”, nis sfida direkte nga Parisi

Desire Doue, beson se është më i mirë se superylli i Barcelona-s, Lamine Yamal. Francezi mbërriti në Parc des Princes në verën e vitit 2024...

Lajme të tjera

Web TV