Bie ndjeshëm prirja e shqiptarëve për të emigruar dhe qëndruar në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tërheqës për emigracionin shqiptar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishte vendi që kishte numrin më të madh të shqiptarëve me lejeqëndrime, por edhe numrin më të madh të refugjatëve shqiptarë që hynin pa dokumente në territorin grek nga kufiri i gjelbër.

Të dhënat e Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit për tre muajt e parë të vitit 2023 flasin se numri i qytetarëve shqiptarë me lejeqëndrimi në Greqi, në muajin mars të këtij viti ishte rreth 281 mijë, të cilët përbëjne 60.1 % të të huajve me lejeqëndrimi të rregullt në këtë vend.

Numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi në mars të këtij viti është dukshëm më i ulët se marsi i vitit 2022 ku sipas të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit shënoheshin rreth 419 mijë shqiptarë me lejeqëndrimi, të cilët përbënin 62,6% të të huajve të rregullt në Greqi.

Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sipas analistëve të emigracionit lidhet me disa faktorë.

Faktori më madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi vlerësohet një prirje e re e emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.

Migrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulta.

Rënia e emigracionit shqiptar në Greqi ka një ndikim të madh edhe në zonat kufitare shqiptare me vendin fqinj. Emigrantët që tani largohen nga Greqia drejt vendeve europiane nuk kthen më si më parë në zonat e tyre në Shqipëri për punët sezonale duke thelluar braktisjen e mjaft fshatrave sidomos nga të rinjtë.

Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi.

Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit falsin për një rënie të ndjeshme tre maujt e parë të këtij viti edhe të emigrimit të parregullt të shqiptarëve drejt Greqisë dhe kërkesave për azil.

Lexo edhe :  Nuk ndalen ngjarjet kriminale në këtë fillim viti, breshëri plumbash edhe në Shkodër

Ndërsa pak vite më parë shqiptarët kryesonin listën e të huajve të parregullt që hynin në Greqi, sipas Ministrsië greke të Emigracionit ata nuk renditen më nga janari në mars të vitti 2023 në listën e 10 vendeve me numrin më të madh të të huajve të parregullt që hyjnë në Greqi.

Sipës të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit kjo listë kryesohet tani nga migrantët e parregullt nga Afganistani,Siria dhe Pakistani dhe emigranët e parregullt shqiptarë që kanë hyrë pa dokumente të rregullta në Greqi përmes kufirit të gjelbër mes të dy vendeve janë në tre maujt e këtij viti në shifra të papërfillshme.

Sipas Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit në dhjetor të vitit 2022 shqiptarët renditeshin të tetët në listën e dhjetë vendeve me kërkesat për azil ku kishin paraqitur 1289 kërkesa me rreth 3,5 % të toalit prej 37.362 që ishin paraqitur nga të huajt.

Shqiptarët përbënin deri në dhjetor të vitit 2022 edhe një numër të lartë të apelimeve pas refuzimit të azilit në shkallën e parë me 1.494 kërkesa të cilat përbënin rreth 8,9% të 16 .830 apelimeve për azil nga të huajt në Greqi për vitin 2022. Por në peridhën janar – shkurt të këtij viti numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët në Greqi ra ndjeshëm në rreth 80 kërkesa gjithësejt.

Edhe numri i apelimeve për tremujorin janar- mars të këtij viti nga shqiptarët që u është refuzuar azili nga autoritet greke ishte vetëm 185 kërkesa. Sipas të dhënave të Ministrisë greke për Migracionin dhe Azilin shqiptarët përbëjnë kategorinë me numrin më të vogël të njohjeve të kërkesave të azilit , me rreth 0,25% të rasteve.

Kjo, pasi Greqia prej disa vitesh e konsideron Shqipërinë si “vend të sigurtë” dhe ka gjithnjë e më pak mundësi që shtetasit shqiptarë të referohen në azil. Sipas vetë emigrantëve shqiptarë që aplikojnë për azil në shumë raste kërkesat e tyre lidhen me shmangien e deportimit drejt Shqipërisë./VOA

Të fundit

Shtëpi bari në çdo cep, vjedhin edhe energji elektrike/ “Daily Record”demaskon shqiptarët

Grupet kriminale shqiptare pas Anglisë dhe Uellsit po e kanë shtrinë shumë shpejt biznesin kriminal të rritjes së kanabisit...

Zbulohet vullkani misterioz që “ngriu” tokën 200 vjet më parë

Në vitin 1831, një vullkan i madh shpërtheu aq fuqishëm sa arriti të ftohë klimën e tokës. Një ekip studiuesish ka ndihmuar në zgjidhjen...

Humbi në Gadishullin e Karaburunit, gjendet pas shumë orësh kërkime turistja austriake

Forcat e Policisë së Vlorës, pas shumë orësh kërkime, kanë gjetur turisten austriake, që kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit. Turistja është gjetur midis Gjirit...

SPAK çon për gjykim dosjen “Toyota Yaris”, merret i pandehur ish-kryeprokurori i Vlorës

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”, duke marrë të pandehur ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe...

Shtrenjtohen cigaret, shkak rritja e akcizës, synohet dekurajimi i duhanpirjes

Pas shtrenjtimit “jashtë radhe” në dhjetor, çmimet e paketave të cigareve në vend do të rriten sërish. Kjo për shkak të akcizës së duhanit,...

Lajme të tjera

Web TV