Java Evropiane e Imunizimit/ Manastirliu: Mbi 4500 vajza janë vaksinuar kundër HPV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në një orë të hapur ndërgjegjësuese për vaksinimin sipas Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit në shkollën “Lasgush Poradeci”, në Tiranë.

Gjatë takimit me nxënës, prindër, mësues, mjekë, Ministrja Manastirliu së bashku me ekspertët e Insitutit të Shëndetit Publik, kanë folur për rëndësinë që ka vaksina HPV për shëndetin e vajzave në të ardhmen.

“Ne sot kemi armën për të mbrojtur vajzat tona, ndaj ky është një apel për të gjithë vajzat 13 vjeç. Nuk je asnjëherë i vogël për të kuptuar se ajo që t’i duhet të bësh për veten tënde, së pari është kujdesi ndaj shëndetit, sepse vajzat  e shëndetshme sot, do të thotë gra të shëndetshme nesër.

Ne sot kemi një Kalendar Kombëtar të Vaksinimit, një program të vaksinimit i cili është i përafruar me kalendarin e Bashkimit Europian”,- nënvizoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se vaksina ndaj HPV ka patur përthithje maksimale.

Janë më shumë se 4.500 vajza që janë vaksinuar kundër HPV-së, që nga momenti i parë në datën 1 nëntor, kur ne e filluam këtë program dhe deri më sot ne kemi mundur që falë punës së mjekëve, të vaksinatorëve tanë, të Insitutit të Shëndetit Publik, më shumë se 93% e vaksinave të mbërritura kundër HPV-së të mundet të përthithen, të administrohen tek ato vajza të cilat ne i kishim planifikuar ”-u shpreh Manastirliu.

Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Prof. Silva Bino, ka theksuar rëndësinë e vaksinimit, sipas Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit.

“Dua t’i motivoj prindërit, po edhe juve, që të ndikoni tek prindërit tuaj, që të jeni sa më mirë të vaksinuara me vaksina të sigurta, të cilat janë falas. Ne sot kemi nje program që të mbron nga 13 sëmundje, kështu që ta mirëmbajmë, të vaksinohemi, që të jemi të shëndetshme”,- theksoi Bino.

Nga Shkolla “Lasgush Poradeci”, Ministrja Manastirliu foli edhe për programet e kujdesit shëndetësor të syve dhe shëndetiti oral, të cilët do vijojnë të zgjerohen për të gjithë fëmijët në shkolla.

Lexo edhe :  Plazhi është ilaç kur përdoret me mençuri, jo si garë për nxirje! Dëmi i vitaminës D

“Me investimet e reja në kabinetet dentare, më shumë se 43 mijë depistime dhe mjekime janë kryer në shkollat tona.

Do të vijojmë gjithashtu edhe në këtë vit me 18 unite të reja dentare, të shpërndahen në të gjithë vendin, në mënyrë që fëmijët të edukohen dhe kurohen sa i përket shëndetit oral. Edhe programi i kujdesit të shikimit në shkollat 9-vjeçare, që nga momenti i parë që ky program ka filluar e deri më sot, më shumë se 130 mijë fëmijë janë kontrolluar, mbi 13% e fëmijëve kemi evidentuar nga mjekët përkatës që kanë problematika me shikimin dhe janë ndjekur nga mjeku specialist”,-tha Manastirliu.

Vaksina kundër Human Papiloma Virusit është përfshirë në programin kombëtar të imunizimit për të gjitha vajzat që mbushin moshën 13-vjeç.

Vaksina kundër HPV ofrohet në një dozë të vetme, bazuar në vlerësimin e Komitetit Kombëtar të Ekspertëve të Imunizimit dhe në rekomandimet e grupit të ekspertëve të OBSH.

Në çdo qendër shëndetësore që ka përfunduar vaksinimi i plotë i vajzave të datëlindjes 2009 ka filluar vaksinimi për vajzat e ditëlindjes 2010.

Deri tani janë rreth 4.500 vajza që janë vaksinuar ndaj HPV. Mbi 15 mijë vajza do të vaksinohen çdo vit falas kundra HPV, duke zeruar shanset e prekjes nga kanceri i qafës së mitrës.

Të fundit

Liqenet vullkanike të malit Nemrut tërheqin entuziastët e natyrës me peizazhe mahnitëse

Liqenet vullkanike në malin Nemrut, në Tatvan të provincës lindore Bitlis të Turqisë, vazhdojnë të magjepsin kampistët, dashamirësit e...

Bombarduesit B-2 kthehen në SHBA pasi sulmeve në Iran

Pas sulmeve të para amerikane në Iran, bombarduesit amerikanë B-2 pa kthehen në SHBA. BBC shkruan se B-2 fluturuan përsëri në bazën ajrore, Whiteman...

Bombat bërthamore në duar totalitare janë një rrezik i jashtëzakonshëm

Nga Edmond Panariti Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit për të asgjësuar kapacitetet e tij për prodhim të armëve bërthamore shënon një zhvillim dhe...

Ndërtimi i gjimnazit ‘Sulejman Elezi’ në Laknas/ Në shtator do të mirëpresë 600 nxënës

Kryeministri Edi Rama shpërndau sot pamje nga ndërtimi i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas. Kreu i qeverisë shprëhet se kjo shkollë e cila do të...

E rëndë, nusja vritet ditën e dasmës së saj

Një nuse u qëllua për vdekje natën e saj të dasmës në një fshat pranë qytetit juglindor francez të Avignonit, pasi persona të maskuar...

Lajme të tjera

Web TV