Idrizi i përgjigjet kontestimit për numëruesin/ Në 2017-ën PDIU ishte e vetme në opozitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PDIU është ndalur në qarkun e Fierit ku takoi elektoratin në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit e ku shpalosi me kandidatët për këshilltarë bashkiakë në këtë qark disa nga prioritetet për Fierin, Patosin, Lushnjen, Roskovecin, Divjakën, Mallakastrën dhe Ballshin.

Duke mos iu shmangur debatit politik në vend, kreu i PDIU-së, Z. Shpëtim Idrizi, nga Fieri ka komentuar çështjen e numëruesit të katërt që edhe më herët ka përplasur Partinë e Lirisë dhe PDIU-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Dëgjova se LSI kishte bërë prapë një kontestim në Kolegjin Zgjedhor për punën e numëruesit. E kishin të paqartë se ku ka qenë PDIU në vitin 2017. Meqë nuk e kujtojnë ata, po ua rikujtoj unë. Në zgjedhjet e vitit 2017 ne pamë Partinë Demokratike me Partinë Socialiste që bënë një qeveri të përbashkët dhe PD mori gjashtë ministra. Ndërkohë LSI merrte Presidencën. Të vetmit që ishin në opozitë ishte Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet. Dhe kjo është përgjigjja që unë kam për ta. Ju ishit në bashkëqeverisje PD-PS, LSI mori Presidentin, kurse PDIU-ja ishte dhe do të mbetet në opozitë me këdo që kërkon të sillet në këtë mënyrë”, ka deklaruar Idrizi.

Nga Fieri, Idrizi ka theksuar edhe potencialin ekonomik të Qarkut të Fierit, i cili deri më tani nuk është shfrytëzuar sa duhet.

“Kur flitet për qytetin, flitet për pallatet, shtëpitë, kanalizimet ujësjellësin. Fieri është tjetër gjë, është një vend ku duhet integruar e gjithë ekonomia e këtij qarku. Ne dimë që kemi industri të naftës. Është qyteti që gjatë gjithë kohës ka pasur industri shumë të zhvilluar. Po kur po përmendja diku këtë gjë më thotë njëri “e për çfarë na u desh ndonjëherë nafta ne”? Në fakt, kishte të drejtë. Në një vend pasuri kaq të mëdha, llogarit që ne eksportojmë1.5 milionë tonë në vit dhe importojmë 0.6 milionë. Por nga krahu tjetër nuk po flas vetëm për Fierin, Shqipëria ka sot 2.6 milionë banorë, rreth 1.3 milionë janë jashtë, janë emigrantë. Ata kthejnë çdo vit në Shqipëri rreth 800 milionë euro deri në 1 miliardë. Është e pakuptueshme, sidomos në Fier, se si Shqipëria sot importon 1.5 miliardë euro çdo vit mallra ushqimore, fruta, zarzavate, domate, speca. Imagjinoni miqtë e mi? Eksportojmë 1.3 milion shqiptarë dhe importojmë me paratë që na sjellin ata, riblejmë prapë jashtë 1.5 miliardë euro në vit ushqime. Ku? Në një vend që e ka bekuar Zoti siç është Shqipëria dhe kjo është arsyeja pse ne duhet mendojmë për Shqipërinë që prodhon dhe ky është rasti i qarkut të Fierit”, tha Idrizi.

Lexo edhe :  “Kodi i dhunës” në Parlament shtyn votimin për Kodin Zgjedhor

Edhe kryetari i PDIU-së në Fier, njëkohësisht edhe deputet në Parlamentin shqiptar, Nustret Avdulla e vuri theksin në njësitë ekonomike që mund ta zhvillojnë edhe më shumë qarkun e Fierit.

“Ndjej keqardhje kur e shoh Fierin në këtë gjendje, krahasuar me potencialet që ka ky qytet për të ecur më përpara. Ju kujtoj se krahas bujqësisë nëntoka e këtij qarku ka mbajtur për vite me radhë gati 150 mijë njerëz të punësuar në të. Po çfarë u bë me ta? Gllabërimi i sektorëve strategjikë në korporata dhe mbyllja e rafinerisë shkaktuan një kaos të vërtetë. Ku janë këta njerëz sot? Disa me një pension minimal, të tjerët kanë marr rrugët e botës dhe mbi të gjitha po humbet kualifikimi i arritur me shumë mund ndër vite. Dhe sot e kësaj dite shesim produktet tona më jetike. Naftën bruto e falim dhe e marrim me një çmim shumë të shtrenjtë. I përmenda këto elementë për t’ju kujtuar në radhë të parë kandidatëve për kryetarë bashkie por edhe kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak që prioriteti i tyre në 4 vite në parlamentin e qytetit tonë të jetë ekonomia”.

Edhe Ylvi Sylejmani, i pari në listën për këshilltarë në qarkun e Fierit e vuri theksin te elementet që mund të ndalojnë plagën e shoqërisë, atë të largimit të të rinjve.

“Fieri meriton më shumë rrugë, investime, mbështetje sociale, transparencë në shpenzimet e taksave tona. Ne kemi nevojë për mundësi punësimi dhe alternativa për të rinjtë, që rinia jonë të mos iki”, tha ai.
I pranishëm në takimin me elektoratin në Fier, ishte edhe deputeti tjetër i PDIU-së në Parlamentin Shqiptar, Gëzim Ademaj që theksoi çështja çame do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të PDIU-së, ndonëse shqiptarët e Çamërsië tanimë i gjen në listat e gjithë partive të tjera që në fokus as që e kanë çështjen çame.

Thirrjes për të punuar me moton “Veç një Atdhe” iu bashkuan edhe Brunilda Çami kandidate për këshilltare në bashkinë e Fierit, Zihni Musai si kandidat për këshilltar në Bashkinë e Patosit, Fiorentina Nurçe, nga lista e PDIU-së në bashkinë Lushnje si edhe kryetari Shoqatës Patriotike “Çamëria” dega Fier Ali Aliu.

Të fundit

Zelensky: Mbështetja e garantuar e Amerikës për Evropën ka mbaruar

Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se ditët e mbështetjes së garantuar të SHBA-së për Evropën kanë mbaruar, pasi ai...

“Qumështit t’i ulen taksat”/ Ekspertët e bujqësisë propozojnë që të hiqet TVSH 20%

Subvencionimet në blegtori janë të pamjaftueshme për të konkurruar qumështin e importit. Kjo është dhe arsye se përse industria kërkon që një litër qumësht ta...

Boshllëqet e narrativës socialiste kundër SPAK-ut

Blendi Kajsiu Deklaratat e kryeministrit Rama se kryebashkiakun Veliaj po e dënojnë për fustane, bizhuteri e parfume që ai nuk i vesh deformojnë deri në...

Armëpushimi në Gaza, Hamasi liron 3 pengje në këmbim të 369 të burgosurve palestinez

Militantët e Hamasit liruan të shtunën tre pengje të tjerë, ndërsa forcat izraelite në këmbim liruan qindra të burgosur palestinezë, duke treguar se marrëveshja...

Tiranë/ Sherr me sende të forta mes 3 personave, policia nis hetimin

Policia ka nisur hetimin pas një sherri që ka ndodhur mes 3 personave, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. TIRANË- Policia ka nisur hetimin...

Lajme të tjera

Web TV