Marrëveshja me Greqinë/ Idrizi: S’ka debat për detin e brendshëm territorial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësues të PDIU dhe anëtarë të Shoqërisë Civile kanë zhvilluar ditën e sotme një takim lidhur me çështjen e detit dhe një marrëveshjeje të mundshme me Greqinë.

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi është shprehur se Shqipëria duhet të diskutojë me Greqinë, por vetëm për shelfin kontinental apo për zonën ekonomike ekskluzive, teksa theksoi se për detin e brendshëm territorial s’ka debat.

Gjithashtu Idrizi kujtoi një deklaratë të Kotzias në 2018 i cili është shprehur se marrëveshja është gati, e gjithashtu para dy viteve dhe Tsipras premtoi në parlament se do të zgjeronte me 12 milje ujërat greke në detin Jon e këtë vit edhe Mitsotakin bëri të njëjtën deklaratë në parlament.

Ai u shpreh i shqetësuar se këto deklarata vijnë gjithmonë nga pala greke, por asnjëherë nuk ka patur transparencë nga pala shqiptare.

”Vetëm reciprociteti mund të çojë në një normalizim të marrëdhënieve Shqipëri- Greqi. Tjetër, duhet të hiqet ligji i luftës. Si dhe çështja çame që duhet të dihet, nuk ishte aksident i vitit 1944.

Dua të ndaj qartësisht me ju, atë që Gjykata Kushtetuese në 2010 bëri të qartë. Shqipëria duhet të negociojë me Greqinë për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike.

Në 2009 nuk ndante shelfin kontinental, por ndan ujërat e brendshme dhe territoriale. Në to shteti shqiptar ushtron sovranitet.

Nuk ka debat për detin e brendshëm territorial. Ky është dokumenti, që tregon se kufijtë detarë janë të delimituar.

Prandaj GJK thotë që diskutimi për delimitimin është i gabuar. Duhet të theksoj dhe një fakt, po të shohim dhe vendimin e Arbitrazhit, e përcaktuar qartë kufijtë ujore territorialë. Dhe u pa që minat në incidentin me Anglinë ishte në ujërat shqiptare.

Kujtoj që në tetor të 2018, Kotzias thoshte që marrëveshja ishte gati. Po dhe kryeministri i kohës, Tsipras tha se do e sillte në Kuvend projektin për zgjerimin në 12 milje në detin Jon, por u tërhoq nga ajo. Tani e bën Mitsotakis. Kjo solli shqetësim. Ne nuk kemi asnjë transparencë nga pala shqiptare. E marrim vesh nga pala apo mediat greke.”– tha Idrizi./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë. Kësaj radhe, në spitalin Gaslini...

Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Nga Ardit Rada Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare....

Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll...

Mami Kiara na prezanton “soundin” më të bukur në botë! (Video)

Vetëm pak ditë më parë dyshja e shumë përfolur e shtypit rozë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë....

Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Nga Mero Baze Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë,...

Lajme të tjera

Web TV