“Jam mirë”, Erdogan: Kam mbështetje për zgjedhjet e 14 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e 14 majit, pa dyshim mund të cilësohen si më të vështirat për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Udhëheqësi turk po kërkon një tjetër mandat në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, një nder sfidat më të rëndësishme që po përballet Erdogan pas 20 vitesh në pushtet.

Kreu i Turqisë po duket pak më i dobët këtë fundjavë pasi u sëmur papritmas në televizionin drejtpërdrejt. Autoritetet njoftuan se Erdogan nuk ka asgjë më serioze se gripi i stomakut. Ai iu bashkua sërish tubimeve të shtunën.

Në një intervistë për mediat vendase ai tha se ndihet mire dhe se do të vazhdoje betejën për të fituar zgjedhjet.

“Jam mirë. Pas asaj dite unë zhvillova tubime të rëndësishme në sheshe. Më i rëndësishmi prej tyre ishte programi që u zhvillua në Ankara. Unë veçanërisht kërkoj nga qytetarët e mi që ta përdorin pushtetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Fakti që presidenti turk, në mënyrë të pazakontë, në sondazhet e zhvilluara shfaqet më pak i preferuar se rivali i tij, Kemal Kılıçdaroğlu, kreu i Partisë Republikane Popullore dhe lider i një aleance gjashtë partish opozitare, është një shenjë se terreni politik mund të jetë duke u zhvendosur.

Mirëpo kreu i shtetit turk thotë se ai vlerëson mbështetjen e qytetarëve nga mbështetja që ka marrë nga tubimet.

Nëse flasim në gjuhën e shesheve, është një pamje shumë ndryshe nga ajo që shohim ne sondazhet që kemi marrë. Pra, nëse flasim për mbështetjen në shesh, ne po shkojmë drejt fitores si komb. Fushata është nga ne, fitorja është nga Allahu”.

Analistët pretendojnë se partia e Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim dhe aleatët e saj ultra-nacionalistë mund të humbasin po ashtu kontrollin e parlamentit, pas humbjeve të mëparshme të rëndësishme në zgjedhjet lokale në Stamboll dhe Ankara.

Lexo edhe :  U përfshi nga flakët, zjarrfikësit shpëtojnë xhaminë historike të kthyer në katedrale

Erdogan do të përballet me sfidën më të ashpër nga gjashtë parti opozitare që i kanë bashkuar forcat, pastaj me zemërimin e publikut për koston e lartë të jetesës dhe pasojat katastrofike që kanë shkaktuar dy tërmete në muajin shkurt.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Flet Ermal Hasimja

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me postin e kreut të...

Lajme të tjera

Web TV