Veliaj pret aktorin hollivudian Danny Glover: I lumtur që Tirana mirëpret figura të tilla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj priti aktorin e famshëm hollivudian, Danny Glover, i cili ndodhet në Tiranë për xhirimin e filmit të tij më të fundit të titulluar The Prosecutor, që do të transmetohet në Netflix.

Glover dhe skuadra e tij xhiruan disa nga skenat e serialit në kryeqytetin shqiptar, producent i të cilit është Ylli Ujka.

Veliaj tha se është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana pret një aktor kaq të madh si Danny Glover.

“Jam shumë i lumtur që në Tiranë po xhirohet një serial i Netflix me titull ‘The Prosecutor’. Ne jemi rritur në ato vitet e vështira, kur nuk kishim akses në televizionin amerikan, ku me antenat e sajuara filmat amerikanë i shikonim të dubluar italisht, ndërsa kinemaja, arti, aktorët, kanë qenë një dritare për një botë ku Shqipëria aspironte të bëhej pjesë.
Nuk do e kisha imagjinuar që aktorë si Danny Glover do të vinin në qytetin tonë për të xhiruar filma, dhe platforma prestigjioze si Netflix i ngrenë reputacionin e Tiranës. Ndonjëherë mrekullitë ndodhin dhe jam shumë i lumtur që jeni në qytetin tonë.
Ky vend do të jetë gjithmonë shtëpia juaj dhe jeni gjithmonë i mirëpritur”, tha Veliaj.

Aktori Denny Glover u shpreh se është ndjerë shumë i mirëpritur në Tiranë dhe mezi pret vizitën e radhës nw kryeqytet, duke theksuar se kjo nuk do jetw vizita e tij e fundit.

“Kam mundësinë të flas për vizitën e veçantë që pata këtu në Shqipëri, dhe gjithashtu sa i vlerësoj njerëzit me të cilët punoj këtu. Të jesh i njohur është një gjë, por të jesh i respektuar dhe i dashur është dicka tjetër, dhe unë jam një mik i popullit shqiptar. Kjo vizitë nuk do jetë e fundit e imja këtu në Shqipëri. Faleminderit shumë”, tha Glover.

Lexo edhe :  Këshilli i Ministrave shpall Konispolin si Ansambël Arkitektonik Urban

Danny Glover është një nga aktorët më të njohur amerikanë, i cili ka luajtur në shumë role në kinemanë e Hollivudit, ku më i njohuri mbetet “Lethal Weapon”, krah Mel Gibson.

Të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare, Presidenti i parë postkomunist

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të...

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje!

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në Greqi. Ngjarja...

Uji ka kripë? Reagon Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë: “Shpifje”

Pas denoncimeve online mbi cilësinë e ujit të pijshëm “Lajthiza”, vjen reagimi nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë. Përmes një deklarate për shtyp, Bashkimi i Prodhuesve...

Kur qielli ndikon në mendje: Si ndryshimet e motit prekin humorin dhe shëndetin tonë

Ndikimi i motit në humor dhe mirëqenie nuk është mit, është real dhe i dokumentuar mirë nga shkenca A e keni vënë re se ndiheni...

Pse u thirr në gjyq çifti Clinton? Zbulohet “strofulla e orgjive”

Jeffrey Epstein mori letra urimi nga disa prej miqve të tij më të afërt me rastin e ditëlindjes së tij të 63-të, në janar...

Lajme të tjera

Web TV