“Deri ditën e fundit do ta ftoj Ramën në debat”/ Berisha: Pas datës 14 ai do të ikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shkodra Sali Berisha deklaroi se do ta ftojë kryeministrin Edi Rama për debat publik deri ditën e fundit, ndërsa pas 14 majit ai do të marrë atë që meriton, do të ikë.

“Ty s’të lë Edi Rama përveç të tjerash, sepse Edi Rama nuk del dot me Sali Berishën përballë. Po e ftoj në çdo takim, ikën, ikën.
Por si mund ai, që me firmën e tij 430 mln euro janë shndërruar në ndërmarrje të tij dhe të Erion Veliajt.

Por si mund të vijë ai që udhëton me avion me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 mln euro udhëtime, në një kohë kur kancelari i Austrisë udhëton me linjat tregtare.
Si mund të vijë ai, që në një kohë kur pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, blen për oborrin e pasëm të zyrës së tij, vazo druri 4 mln euro.

Si mund të vijë ai, që ulet në darka 10 mijë euro. Nuk mund të vijë ai. Ai vetëm vjedh, vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët.

Si mund të vijë ai që rrah gjoksin se do të zëvendësojë qytetarët shqiptarë me bangladeshas, me indianë. Ky armik i kombit të tij, si mund të vijë, nuk mund të vijë. Dhe do ti zëvendësojë se ata nuk votojnë.

Shkodran ka faktuar se është e gatshme të sakrifikojë më shumë se kushdo tjetër për lirinë dhe dinjitetin e vet.

Qytetarët e bekuar të këtij qyteti, ky qytet nuk është mposhtur kurrë as nga terroret më të egra dhe do të mposhtet sot nga një despot që do të mbetet në histori si hajduti më i madh i kombit shqiptar.

Edvin duhet të vish këtu para qytetarëve, tu thuash kur të akuzoi OSBE-ja se ke fshehur 200 mln euro në vitin 2014, pse e mbylle gojën.

Po të ishe i pastër, 200 herë i padisje ata që e thanë këtë. Por nuk ishe i pastër ti, se ti jo vetëm ke vjedhur 200 mln, por mbrapa ke vazhduar të vjedhur qindra e qindra milionë të tjerë dhe je i pangopur.

Nuk vjen dot këtu ti, sepse në kundërshtim dhe shkelmim të ligjeve, familjarët e tu fitojnë me qindra tendera. A nuk është akordimi i tenderave familjarëve, përdorim i pushtetit për pasurimin e tyre dhe tëndin.

Baxhanaku yt është famoz, mbi 100 tendera. Tani ka dalë thjeshtra, po i shkatërron të gjitha kompanitë e projektimeve sepse fiton nënkontraktor me një kompani të huaj çdo tender në Tiranë dhe kudo.
Ndaj dhe nuk del. Në fakt unë deri ditën e fundit do ta ftoj, pas datës 14 ai do të ikën, do të marrë atë që meriton,” tha ai.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV