Zgjedhjet në Turqi, përpjekje për sigurinë e votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erodgan përballet me një betejë të vështirë për t’u rizgjedhur, opozita dhe organizatat joqeveritare po shtojnë përpjekjet për të siguruar një votim të drejtë.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli se këto përpjekje vijnë mes shqetësimeve në rritje për sigurinë e votuesve.

Është një ditë e ngarkuar në zyrën e grupit jopartiak të monitorimit të zgjedhjeve, “Turkiye Gonulluleri”, në Stamboll.

Personeli i tij po rekruton vullnetarë për të pasur një numër të mjaftueshëm vëzhguesish për të mbuluar zgjedhjet e përgjithshme të Turqisë më 14 maj.

“Po organizojmë sistemin e monitorimit në çdo zonë votimi në 81 qytete. Ne kemi një person të grupit në çdo shkollë. Kemi nevojë për të paktën 200,000 njerëz.

Për momentin, nuk kemi arritur ende në atë pikë”, thotë për Zërin e Amerikës Ayce Yucel, koordinatore e grupit “Turkiye Gonulluleri”.

Grupi trajnon stafin përmes telefonatave, videove në internet, takimeve në Zoom dhe atyre të drejpërdrejta.

Monitoruesit mësojnë se si të marrin të dhënat në qendrat e votimit dhe të llogarisin shifrat e përgjithshme, për t’u siguruar që rezultatet zyrtare të jenë të sakta.

“Si një e re nuk mund të jetoj ashtu siç kërkoj, ashtu siç dua, nëse nuk e bëj si detyrën time të mbrojtjes së votes, sepse ka shumë mangësi sigurie”, thotë Damla, vullnetare për monitorimin e votimit.

Sondazhet tregojnë se garat presidenciale dhe parlamentare janë gjithnjë e më të ngushta.

Qeveria thotë se janë marrë të gjitha masat për të siguruar një votim të drejtë. Pavarësisht kësaj, zyrtarët thonë se ka ende shqetësime për sigurinë e votuesve.

Grupi “Turkiye Gonulluleri” ka rekrutuar një ekip avokatësh që do të ndihmojnë në monitorimin e votimit.

Lexo edhe :  "Putin ka frikë të takohet me mua", Zelensky lëshon provokimin e radhës

Vullnetarët po dërgohen gjithashtu në rajonin Hatay të goditur nga tërmeti në Turqi.“Ata që mbetën këtu janë të shqetësuar për votën, duke ngritur pikëpyetje nëse vota e tyre do të vidhet apo nëse dikush do ta mbrojë atë.

Si vullnetarë, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të drejtë. Aktualisht kemi afro 1000 vullnetarë këtu dhe i kemi ndarë në qendrat e votimit”, thotë Tamer Baglan, koordinator i grupit monitorues.

Vëzhguesit thonë se “Turkiye Gonulluleri”, së bashku me grupet e tjera të monitorimit të zgjedhjeve që punojnë me partitë politike, luajtën një rol kyç për të siguruar që votat e vitit 2019 të numëroheshin në mënyrë të drejtë në zgjedhjet e kontestuara për kryebashkiakun e Stambollit.

Rezultati i atij sondazhi rezultoi në humbjen e partisë së presidentit Erdogan që kishte nën kontroll qytetin prej dekadash.

Zyrtarët thonë se votimi i vitit 2019 në Stamboll i ka motivuar disa që t’i shikojnë sondazhet më nga afër.

“Në vend që të mendojmë se gjithçka do të shkojë keq, duhet të shkojmë në qendrën e votimit dhe të ndjekim nga afër atë që po bëjnë njerëzit. Kjo është ideja kryesore”, thotë Ayce Yucel, koordinatore e grupit.

Ndërsa partitë intensifikojnë fushatat, disa analistë thonë se roli i vëzhguesve të zgjedhjeve mund të jetë vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve./VOA

Të fundit

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

“Fillon të çmendesh”/ Dëshmia e australianit që mbijetoi pesë vjet në një burg kinez

Ndarja e një qelie të pistë me dhjetëra të tjerësh, mungesa e vazhdueshme e gjumit, qeli me drita ndezur 24 orë në ditë, higjienë...

Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47 vende të Evropës u mblodhën...

Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe 11 majit 2025! (FOTO)

Kryesocialisti Edi Rama ka bërë një retrospektivë zgjedhjesh me një ecje të shpejtë në kohë dhe dy foto nga momente historike të Shqipërisë. I pari...

Lajme të tjera

Web TV