Robert Aliaj shuan kuriozitetin e të gjithëve: Ja cila është arsyeja që i lyej thonjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë diskutimit të panelit të ftuar në “Rudina” në Tv Klan për lulen e shqiponjës e cila ka qenë një lloj identiteti në shtëpitë e shumë shqiptarëve, Robert Aliaj sqaroi dy tipare shumë identifikuese të tij.

Duke shprehur patriotizmin e tij, Roberti rrëfeu se dy unazat që mban në dorë dhe thonjtë e lyer me të zezë janë lidhja e tij me shqiponjën si një element shqiptar.

Robert Aliaj: Në epokë, unë jam shumë dakord që ne e asociuam në mënyrë direkte edhe nga pikëpamja vizuale dhe e lidhëm pa ndonjë konotacion apo ndonjë ndjesi ancionaliste, nuk ka lidhje fare, thjesht na dukej si shqiponjë dhe e besoj këtë gjë.

Pastaj vonë zbuluam që kjo shqiponja kishte një peshë shumë të madhe në historinë e kombit. Unë e lidh me këtë sepse shikoni unë e kam një simbol shumë të rëndësishëm shqiponjën, kam dy unaza të cilat unë… po, dykrenare, bla, bla, e kam marrë shumë si simbolikë.

Rudina Magjistari: I mban gjithmonë me vete ato unaza?

Robert Aliaj: Po këto i mbaj gjithmonë, këto janë prototipe unazash. Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër, por unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di në ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i asocioj me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë.

Rudina Magjistari: Nuk e dija, tani po e marr vesh që ti i lyeje të zinj prej ngjyrës së shqiponjës!

Robert Aliaj: Po, por thoi është elementi më shqiptar që mund të imagjinojmë ne dhe ne si bastardë që jemi dhe ne nuk duam asgjë të trashëgojmë nga të parët tanë, shkelim çdo gjë me këmbë dhe e paragjykojmë dhe flasim para kohe.

Lexo edhe :  Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Rudina Magjistari: Edhe ti mos përgjithëso të gjithë shqiptarët tani, mos thuaj kështu se nuk janë të gjithë shqiptarët ashtu se na tingëlloi rëndë kjo me thënë të drejtën, s’e pranojmë dot. Ka dhe nga ata plot, por nuk jemi të gjithë ashtu.

Robert Aliaj: “Rudina, kam shumë revoltë sepse e kam pasur në kurriz.

Gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma, pse themi shqiponja grabitqare?

Ne si shqiptarë, thoin duhet ta kishim patjetër një sport nacional identitar siç kanë skocezët fundin. Edhe ne e kemi fundin, por e paragjykuam dhe e kemi hequr fare nga pazari se nuk e veshim dot, se përndryshe do na quajnë homoseksualë, nuk e di. Unë e vesh për vete por kam hallin e të tjerëve“- tha ai.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV