Veliaj prezanton projektin për rijetësimin e Sarajeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti morën pjesë në prezantimin e projektit të Sarajave, për të cilën tha se pak kohë më parë u shpëtua nga zjarrvënia.

“Në 17 gusht 2021, një nga punonjësit e Policisë Bashkiake raportoi se kishte parë një person, i cili ishte futur nga dera e pasme dhe kishte hedhur një shishe me benzinë, duke thyer xhamin e godinës. Dy minuta nga raportimi, zjarrfikësja e Tiranës shuajti zjarrin e asaj që mund të kishte patur fatin e shkollës ‘Kosova’. Më vjen mirë që nga incidenti, që fatmirësisht u shua nga zjarrfikësit në dy minuta, qyteti përftoi një pronë publike, që sa të jetë jeta do të jetë pronë e bashkisë, e qytetit dhe e qytetarëve të Tiranës”, kujtoi Veliaj.

Ai u shpreh i lumtur se një ndërtesë e tillë po transformohet për të përfaqësuar identitetin e Tiranës.

“Çfarë është identiteti? Se ka shumë njerëz që thonë duam identitetin e Tiranës. Përgjigja e saktë është: Varet kë pyet! Se për disa identiteti i Tiranës është shtëpia me puse e caracë dhe më vjen mirë që këtu do të riaktivizohet edhe pusi, edhe caraci. Por, prapë varet kë pyet, se disa të tjerë nuk e lidhin identitetin e Tiranës me pusin, caracin, por e lidhin si ‘Ali Demsa’, ‘Xhamlliksa’, ‘Lapraksa’. Për disa gjëra ne kemi opinione të ndryshme, por nuk mund të kemi fakte të ndryshme. Kur vjen puna për faktet janë të gjitha kokëfortë: Një ndërtesë e tillë përfaqëson identitetin e Tiranës, meritonte të shpronësohej dhe të kalonte në pronësi të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Ai zbuloi se projekti MET (Muzeu Etnografik i Tiranës) do të zhvillohet nga e njëjta studio që realizoi Muzeun Marubi dhe Muzeun e Gjirokastrës.

Lexo edhe :  Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

“MET mund të jetë një emër shumë urban, por MET-i është një shqiptim me ‘slang’ tirons i asaj që mund të jetë kjo ndërtesë në përditshmëri. Unë jam i sigurt se qyteti, ashtu siç i jep një nofkë dikujt – dikë e quan Lali, dikë ndryshe, por i jep një nofkë edhe ndërtesave dhe jam i sigurt se ndërtesa do të njihet me një emër. Sot jam i lumtur që merr udhë më në fund ky projekt, pas një studimi shumë të detajuar dhe një debati shumë të madh për ruajtjen e Tiranës së vjetër,” deklaroi më tej ai.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV