Shkencëtarët ngrenë alarmin: Nxehtësia e oqeanit arrin nivele rekord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për ndikimin e të nxehtit ekstrem në oqeane. Një oqeanogrof në Aministratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës ka zbuluar se nxehtësia e sipërfaqes së oqeanit aktualisht është në nivele rekord. Temperaturat filluan të rriten në mes të marsit, duke vijuar edhe në javët në vazhdim.

Është e jashtëzakonshme,” tha Gregory C. Johnson, një oqeanograf në Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës.

Nxehtësia e arritur këtë vit në sipërfaqen e oqeaneve ka thyer rekordin e para 7 viteve. Matheë England, profesor i dinamikës së oqeanit dhe klimës në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor, Australi tha se duke patur parasysh se sa nxehtësi nevojitet për të ngrohur oqeanin, kjo është një sasi masive energjie.

Çfarë fshihet pas kësaj rritjeje të shpejtë të nxehtësisë në Oqeanë?  “Këto temperatura sapo u rritën, nuk e kemi patur mundësinë për t’i hulumtuar,” tha Johnson.

Disa shkencëtarë kanë shprehur shqetësimin se shkalla e këtyre të dhënave të reja mund të shënojë fillimin e një tendence alarmante. Të tjerë thonë se temperaturat rekord si këto janë gjithmonë shqetësuese, por të pritshme duke pasur parasysh krizën klimatike të shkaktuar nga njerëzit, shkruajnë mediat e huaja.

Të gjithë pranojnë se pasojat mund të jenë të një rëndësie të madhe. Oqeanet më të ngrohta zbardhin koralet, vrasin jetën detare, rrisin rritjen e nivelit të detit dhe e bëjnë oqeanin më pak efikas në thithjen e ndotjes nga ngrohja e planetit, sa më të ngrohta të jenë oqeanet, aq më shumë planeti do të ngrohet.

 

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV