Bumerangu politik i votës së veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

 

Gjeopolitika e bastioneve është një fenomen jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Madje në vende të stabilizuara politikisht, bastionet gjeografike janë thuajse të palëvizshme, e beteja zgjedhore bëhet për zonat “swing” siç i quajnë në SHBA.

Ku New Yorku e California dihet se janë blu, pra demokratë, e Texasi apo Alabama janë të kuq, pra republikanë.

Në Britaninë e Madhe, jugu është konservator e veriu laburist. Në Itali veriu dhe jugu i thellë janë të djathtë e qendra është i majtë, në Gjermani bastion i kristiandemokratëve është Bavaria, pra jugu, e Hamburgu në veri është socialdemokrat etj.

Bastionet politike, janë një zhvillim më shumë social e psikologjik sesa politik. New Yorku e California janë dy shtetet me standardin më të lartë të jetës e votojnë majtas.

Emiglia Romagna në Itali që konsiderohet edhe rajoni i “kuq”, gjatë Luftës së Ftohtë, ka votuar në mënyrë konstante për Partinë Komuniste, e sot për Partinë Demokratike. Në Bologna nuk ka pasur asnjëherë një kryebashkiak të djathtë apo dhe të qendrës.

E fakt është se Bologna nuk është një zonë e varfër, por  një nga vendet me standardin më të lartë të jetesës. Kjo nuk i ka penguar banorët e saj të votojnë gjithmonë kundër qeverive në pushtet për 30 vjet.

Edhe në Shqipëri, Shkodra e djathtë apo Vlora e majtë është një fenomen politiko social, e më shumë kulturor, që nuk ndryshon për 33 vjet në Shqipëri.

E kjo nuk ka lidhje fare me logjikën sektare që Sali Berisha përdori sot në Tropojë, ku bëri thirrje që veriu nuk duhet të votojë Edi Ramën. Pasi si Tropoja, ashtu edhe Kukësi, Dibra po e po, në disa herë ka votuar për Partinë Socialiste, kryesisht në vitet e para të sistemit pluralist.

Lexo edhe :  Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Pas 1997, ku vendi pësoi një traumë të rëndë, u krijua fabula politike e ndarjes veri-jug, nga Berisha, me teorinë e “revolucionit komunist të jugut”.

E prej asaj kohe kemi një hartë traumatike blu dhe rozë prej disa zgjedhjesh, e cila është një fenomen i sforcuar, e i krijuar si prej një sistemi të ngritur nga PD për të influencuar votën, por edhe nga PS, e cila ka pasur indiferencë të shtuar për këto zona, edhe pse atje ka votues të shumtë e struktura politike.

Kjo situatë më pas ka krijuar sidomos pas vitit 2008 me sistemin aktual, që palët ruajnë influencën në qarqet e tyre, e luftojnë në Tiranë e Durrës. Të cilët pikërisht se janë dy qarqet që vendosin zgjedhjet, aty përqendrohet tensioni i madh.

Ndërkaq, hapja e kartës tribale krahinore nga Berisha sot në Tropojë, pikërisht në një kohë kur vendlindja e tij është qetësuar më në fund pas një periudhe të gjatë traumash, tregon mungesën e një kauze reale.

E kështu ka shumë gjasa që kjo të prodhojë reaksion jo vetëm ng apala tjetër, por edhe elektorati i panjësuar, i cili mund të bëjë lëvizje civilizuese. Sidomos nëse shtresa grit ë bëhet përcaktuese. Siç po shikohet edhe në Shkodër ditë pas dite. E nëse do të ndodhte kështu, atij që përdor kartën tribale mund t’i rezultojë një boomerang politik përfundimtar.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV