“Kapriçot” e motit/ Priten reshje shiu dhe shtrëngata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë parashikohet të jetë deri në mesditë nën dominimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu kryesisht në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të territorit.

Parashikohet që mesdita dhe orët vijuese të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë Shqipërinë.

Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore. Ndërsa në ultësirën perëndimore do të jenë në sasira më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme kanë përfshirë pjesën më të madhe të Rajonit të Ballkanit duke diktuar motin edhe në territorin e Kosovës.

Parashikohet që Kosova të dominohet nga vranësirat e shpeshta në pjesën më të madhe të 24 orëshit në të gjithë vendin. Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV gjatë të martës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin në vend vranësira të shpeshta, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli zhvillim të vranësirave të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu.

Rajoni dhe Evropa

Gadishulli Skandinav dhe Evropa Qendrore do të jenë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Gjithashtu pjesa me e madhe e Rajonit të Ballkanit do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu.

Lexo edhe :  Refuzimi ndaj Britanisë dhe distancimi nga Turqia, dy golat e Ramës në samitin e BE

Ndërsa brigjet e Egjeut dhe Evropa Jugperëndimore do të jenë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira parashikohet të jenë Britania e Madhe dhe Evropa Lindore

Të fundit

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper,...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

Lajme të tjera

Web TV